Bota

VIDEO/ Gazetari i Al Jazeera po raportonte drejtpërdrejtë, ja momenti kur raketa izraelite godet spitalin në Khan Younis

Fillimisht ishin dëgjuar disa krisma më të vogla dhe më pas u kuptua qartë se në sulmin ajror, izraelitët kishin shënjestruar spitalin Nasser duke e goditur direkt katin e dytë.

24 Mars 2025, 17:37 Nga E. D

VIDEO/ Gazetari i Al Jazeera po raportonte drejtpërdrejtë, ja momenti
pamje nga vendngjarja

GAZA- Kameramani i Al Jazeera ka kapur momentin kur në sulmin ajror izraelit, goditet spitali Nasser në Khan Younis. Fillimisht ishin dëgjuar disa krisma më të vogla dhe më pas u kuptua qartë se në sulmin ajror, izraelitët kishin shënjestruar spitalin Nasser duke e goditur direkt katin e dytë.

Zjarri u përhap në masë të madhe brenda kompleksit si rezultat i sulmit ajror, kurse shumë autoambulanca u panë duke transportuar të lënduar që gjendeshin brenda spitalit. Në anën tjetër, mjekët që trajtojnë të sëmurë në spital thanë se qindra të plagosur dhe të sëmurë gjendeshin në këtë spital.

lufta ne gaza

Sondazh

Poll