Sport

Ndeshja kundër Andorrës/ Kuqezinjtë duan fitoren e parë në eliminatore, publikohen formacionet zyrtare të kombëtares

Në portë është Strakosha, teksa në mbrojtje janë rreshtuar Balliu, Gjimshiti, Ajeti dhe Aliji. Mesfusha përbëhet nga Asllani dhe debutuesi Julian Shehu, ndërsa Laçi do të luajë më i avancuar.

24 Mars 2025, 19:24 Nga DOSJA
Ndeshja kundër Andorrës/ Kuqezinjtë duan fitoren e parë
Foto ilustruese

TIRANË - Shqipëria pret Andorrën në sfidën e dytë kualifikuese të Botërorit 2026. Sylvinho ka zgjedhur të hedhë një rreshtim të ri në fushë, dukje zgjedhur formacionin 4-2-3-1.

Në portë është Strakosha, teksa në mbrojtje janë rreshtuar Balliu, Gjimshiti, Ajeti dhe Aliji. Mesfusha përbëhet nga Asllani dhe debutuesi Julian Shehu, ndërsa Laçi do të luajë më i avancuar. Krahët do të mbulohen nga Broja dhe Hoxha, ndërsa në qendër të sulmit do të luajë Manaj.

Kjo sfidë do të gjykohet nga austriaku Sebastian Gishamer, teksa në fushë do të ndihmohet nga bashkëkombësit e tij, Roland Riedel, Santino Schreiner dhe Walter Altmann, ndërsa në VAR do të jenë Manuel Schuettengruber dhe Sara Telek.

FORMACIONET ZYRTARE:

Ndeshja kundër Andorrës/ Kuqezinjtë duan fitoren e parë
Formacionet

shqiperi-andorra

Sondazh

Poll