Sport

RISIA/ Gjyqtarët, me audio për vendimet VAR që nga gjysmëfinalet e Kupës së Italisë

Gjyqtarët e gjysmëfinaleve dhe finaleve të Kupës së Italisë do të përdorin një sistem zanor për t'u shpjeguar shikuesve dhe teleshikuesve vendimet e marra në rast të shikimit të imazheve në fushë pas ndërhyrjes së VAR.

24 Mars 2025, 16:41 Nga DOSJA
RISIA/ Gjyqtarët, me audio për vendimet VAR që nga

ITALI - Për gjysmëfinalet dhe finalen e Kupës së Italisë, Lega Serie A ka vendosur të bëjë risi. Gjyqtarët do t'u shpjegojnë shikuesve në tribuna dhe teleshikuesve vendimet që ata kanë marrë në rast të shikimit të pamjeve jashtë fushës, pas ndërhyrjes së VAR-it.

Ky eksperiment, i cili do të kufizohet vetëm në rastet kur arbitri ftohet të shikojë imazhet e një veprimi të diskutueshëm, ka të bëjë me pesë ndeshjet e fundit të edicionit 2024-2025 të Kupës së Italisë, përkatësisht gjysmëfinalet Empoli-Bologna (1 dhe 24 prill) dhe AC Milan-Inter (2, 23 prill, dhe finalet e 2 majit).

Liga italiane njoftoi gjithashtu se duke filluar nga fundjava e ardhshme dhe për pesë ndeshjet e fundit të kampionatit, në ekranet gjigante të stadiumeve do të transmetohet ajo që e quan  “VARdict”, pra imazhi që justifikon një vendim, për shembull një offside.

“Qëllimi i shpërndarjes së shpjegimeve të gjyqtarëve pas vendimeve të VAR-it është që masat e marra të bëhen gjithnjë e më transparente dhe të kuptueshme për lojtarët, trajnerët, duke përfshirë edhe publikun në tribuna dhe teleshikuesit”, shpjegon drejtori i përgjithshëm i Lega Serie A, Luigi De Siervo.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll