Politike

"Rama u mbyll në “bunker”"/ Zgjedhjet e 11 majit, Blushi: Meta ka bërë edhe grevë urie për listat e hapura

Blushi bëri një paralelizëm, ku tha se ndërkohë që presidenti i PL Ilir Meta është nga ata që kanë bërë grevë urie për hapjen e listave, kryeministri Edi Rama e mbylli veten në “bunker” duke nënkuptuar listat e mbyllura.

24 Mars 2025, 15:25 Nga E. D
"Rama u mbyll në “bunker”"/ Zgjedhjet e 11 majit,
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi duke komentuar zgjedhjet e 11 majit tha se në listat e PS sot nuk ka socialistë të mirëfilltë. I ftuar në Programin e Drekës në studion e News24, Blushi bëri një paralelizëm, ku tha se ndërkohë që presidenti i PL Ilir Meta është nga ata që kanë bërë grevë urie për hapjen e listave, kryeministri Edi Rama e mbylli veten në “bunker” duke nënkuptuar listat e mbyllura.

Harruat të përmendni që Rama është futur zyrtarisht në bunker. E mbani mend deklaratat e tij se mund të mos kandidonte ose të ishte në listat e hapura. Sot kemi Ramën në bunker dhe një listë pa socialistë të mirëfilltë. Kreu i PS është kandidat në listën e hapur sepse të mos harrojmë që zoti Meta ka qenë ndër të parët liderë që ka bërë edhe grevë urie për lista të hapura”, tha Blushi.

tedi blushi ilir meta edi rama zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll