Bota

Netanyahu akuzon shefin e Shërbimit të Sigurisë së Brendshme se ka kryer hetime pa leje për ministrin, Itamar Ben-Gvir

Shkarkimi i kreu i Shin Bet u bllokua të premten nga Gjykata e Lartë.

24 Mars 2025, 09:58 Nga N.F
Netanyahu akuzon shefin e Shërbimit të Sigurisë së Brendshme
Foto ilustruese

IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu akuzoi sot kreun e Shin Bet se ka kryer hetime pa leje për ministrin e Sigurisë Kombëtare të ekstremit të djathtë Itamar Ben-Gvir. Shkarkimi i kreu i Shin Bet u bllokua të premten nga Gjykata e Lartë.

"Pretendimi se kryeministri i kishte dhënë leje shefit të Shin Bet Ronen Bar për të mbledhur prova kundër ministrit Ben Gvir është një tjetër gënjeshtër që është ekspozuar," theksoi zyra e Netanyahut.

Televizioni izraelit Channel 12 raportoi se Shërbimi i Sigurisë së Brendshme (Shin Bet) ka zhvilluar një "proces sekret" hetimi prej disa muajsh për infiltrimin e elementëve të ekstremit të djathtë në polici dhe në ministrin përgjegjës, Ben Gvir.

“Dokumenti i publikuar, i cili përmban një urdhër të qartë nga kreu i Shin Bet për të mbledhur prova kundër zyrtarëve politikë, i referohet regjimeve të errëta, minon themelet e demokracisë dhe synon të rrëzojë qeverinë e krahut të djathtë”, shtohet në deklaratë.

Ministri i Sigurisë Kombëtare e cilësoi kreun e Shin Bet si një kriminel dhe gënjeshtar, i cili tani po përpiqet të mohojë përpjekjen e tij për të komplotuar kundër deputetëve në një vend demokratik, edhe pasi dokumentet u zbuluan në publik dhe në botë.

itamar ben-gvir netanyahu

Sondazh

Poll