Bota

Imamoglu dërgon një mesazh nga burgu: Populli do t’i japë kësaj qeverie një shuplakë të paharrueshme në fytyrë!

Më shumë se 1.5 milionë anëtarë të Partisë Popullore Republikane të opozitës, CHP dhe qytetarë të thjeshtë po vijnë në kutitë e votimit për t'i dhënë një votëbesim Imamoglut dhe për të ratifikuar zgjedhjen e tij si kandidati që do të përballet me Recep Tayyip Erdogan në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028 në Turqi.

24 Mars 2025, 09:02 Nga N.F
Imamoglu dërgon një mesazh nga burgu: Populli do t’i japë
Imamoglu

TURQI- Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu ka ndarë një mesazh nga burgu përmes avokatëve të tij duke thënë se është shumë i lumtur për pjesëmarrjen rekord në zgjedhjet e sotme të opozitës. Ai shtoi se dhjetëra miliona turq të cilët po vuajnë nga shtypja e qeverisë, ekonomia e shkatërruar, paaftësia dhe paligjshmëria” kanë votuar në zgjedhjet paraprake të partisë.

“Populli do t’i japë kësaj qeverie një shuplakë të paharrueshme në fytyrë”, tha Imamoglu.

Më shumë se 1.5 milionë anëtarë të Partisë Popullore Republikane të opozitës, CHP dhe qytetarë të thjeshtë po vijnë në kutitë e votimit për t'i dhënë një votëbesim Imamoglut dhe për të ratifikuar zgjedhjen e tij si kandidati që do të përballet me Recep Tayyip Erdogan në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028 në Turqi.

Mijëra qytetarë janë vërshuar drejt kutive simbolike të votimit të ngritura në të gjithë vendin nga partia për të lejuar qytetarët e thjeshtë të votojnë, për të hedhur një votë solidariteti me kryebashkiakun që u rrëzua nga bashkia pas ndalimit për korrupsion.

turqi imamoglu

Sondazh

Poll