Bota

Zjarret në Korenë e Jugut/ 22 vatra të reja shpërthejnë gjatë fundjavës, 4 persona humbin jetën, mijëra të tjerë evakuohen

Sipas një raporti të situatës nga Ministria e Sigurisë së Brendshme, zjarri i parë shpërtheu të premten pasdite në Sancheong, provincën Jugore Gyeongsang, rreth 300 kilometra (186 milje) në jug të kryeqytetit Seul

24 Mars 2025, 08:54 Nga r.ll
Zjarret në Korenë e Jugut/ 22 vatra të reja shpërthejnë
zjarret ne seul

SEUL- Zjarrfikësit në Korenë e Jugut po luftojnë me zjarret që kanë shkatërruar juglindjen e vendit pasi më shumë se 22 vatra shpërthyen gjatë fundjavës, duke vrarë katër persona dhe duke detyruar mijëra të tjerë të evakuohen.

Që nga e diela, rreth 9,000 zjarrfikës, policë dhe nëpunës civilë dhe 120 helikopterë janë dërguar në pesë zona për të luftuar zjarret. Deri të hënën në mëngjes, zjarrfikësit që përballeshin me sfidën shtesë të kushteve të thata dhe me erë kishin shuar të gjitha flakët përveç katër vatrave.

Sipas një raporti të situatës nga Ministrisa e Sigurisë së Brendshme, zjarri i parë shpërtheu të premten pasdite në Sancheong, provincën Jugore Gyeongsang, rreth 300 kilometra (186 milje) në jug të kryeqytetit Seul, shkruan CNN

Si pasojë e zjarrit katër nëpunës civilë të dërguar për të luftuar zjarrin humbën jetën. Që nga mëngjesi i së hënës, zjarri nuk u vu nën kontroll dhe kishte djegur më shumë se 1,464 hektarë (më shumë se 3,600 hektarë), njoftoi Ministria e Sigurisë së Brendshme.

Zjarret që shpërthyen të shtunën në Euiseong, provincën Gyeongsang Veriore; zona Ulju e qytetit Ulsan; dhe Gimhae, Gyeongsang Jugor mbeten aktive edhe ditën e sotme.

Më shumë se 2,740 njerëz u detyruan të evakuohen për shkak të zjarreve, shumica e të cilëve ishin në strehimore që nga mëngjesi i së hënës. Rreth 162 ndërtesa janë dëmtuar nga zjarret, duke përfshirë një tempull në Euiseong.

Qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për qytetin Ulsan, provincat e Gyeongsang-ut jugor dhe verior sitën e shtunë . Zjarret nuk janë të pazakonta në Korenë e Jugut, veçanërisht në shkurt, mars dhe prill kur kushtet janë më të thata.

zjarret ne korene e jugut

Sondazh

Poll