Bota

"Faleminderit Marta që qëndroni në parime!" Alex Soros poston fotot me Komisioneren për Zgjerim të BE-së: Folëm për rëndësinë e shoqërisë civile dhe medias së lirë te integrimi

Soros shkruan se me Kos diskutuan për rëndësinë e shoqërisë civile dhe medias së lirë në procesin e zgjerimit, veçanërisht duke pasur parasysh zhvillimet në Moldavi.

23 Mars 2025, 19:54 Nga M.B
"Faleminderit Marta që qëndroni në parime!" Alex Soros
Alex Soros dhe Marta Kos

BRUKSEL- Alex Soros ka postuar në rrjetet sociale disa foto me Komisioneren për Zgjerim të BE-së Marta Kos në Bruksel. Soros shkruan se me Kos diskutuan për rëndësinë e shoqërisë civile dhe medias së lirë në procesin e zgjerimit, veçanërisht duke pasur parasysh zhvillimet në Moldavi. Ai falenderon Komisioneren që qëndron në parime dhe punon drejt një Evrope më të fortë.

"Është mirë të takohem me Komisioneren për Zgjerim të BE-së Marta Kos në Bruksel dhe të diskutojmë rëndësinë e shoqërisë civile dhe medias së lirë në procesin e zgjerimit, veçanërisht duke pasur parasysh zhvillimet në Moldavi. Faleminderit, Marta, që qëndroni në parime dhe punoni drejt një Evrope më të fortë, më të bashkuar", shkruan Alex Soros në postim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alexander Soros, PhD (@alexsoros)

Soros merr pjesë në takime të ndryshme për çështje globale, ndërsa po ashtu në rrjetet e tij sociale ka ndarë shpeshherë foto me kryeministrin. 

Alex Soros, djali i miliarderit George Soros, është edhe udhëheqës i Fondacionit për Shoqëri të Hapur. Filantropi George Soros, ia ka dhënë kontrollin e kompanisë së tij me vlerë prej 25 miliardë dollarësh djalit të tij më të vogël, Alex Soros.

Pronat e biznesit të Soros përfshijnë Fondacionin e tij jofitimprurës për Shoqëri të Hapur, i cili e ushtron aktivitetin në më shumë se 120 vende anembanë botës.

alex soros

Sondazh

Poll