Aktualitet

Sulmi me breshëri plumbash ndaj "CFO Pharma"/ Policia rindërton skemën e ngjarjes! Zbardhet itinerari që kanë ndjekur autorët

Gjurmët e fundit të automjetit me të cilin udhëtonin autotët e sulmit janë në zonën mes fushë Krujës dhe Fushë Kuqes. Në atë zonë nuk janë siguruar më kamera për të idenifikuar bazën ku automjeti mendohet të jetë shkatërruar, pasi pas sulmit nuk pati njoftime për djegie makine.

23 Mars 2025, 10:57 Nga B.Z
Sulmi me breshëri plumbash ndaj "CFO Pharma"/ Policia
Pamje nga sulmi

TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sulmi me breshëri plumbash që ju bë kompanisë farmaceutike CFO Pharma pak ditë më parë në autostradën Tiranë-Durrës. Bëhet me dije se Policia e Tiranës po rindërton mekanizmin e sulmit. 

Sias gazetares Klodiana Lala, pasi autorët qëlluan me breshëri kallashnikovi mbi 30 plumba mbi godinën e xhamte, janë larguar në drejtim të Vorës. Po ashtu thuhet se përmes kamerave të sigurisë, është ndjekur trajektorja e lëvizjes së makinës së autorëve të dyshuar, por ende nuk është identifikuar se në pronesi të kujt është, pasi dyshohet se është i vjedhur jashtë vendit dhe targat janë po ashtu të vjedhura.

Gjurmët e fundit të automjetit me të cilin udhëtonin autotët e sulmit janë në zonën mes fushë Krujës dhe Fushë Kuqes. Në atë zonë nuk janë siguruar më kamera për të idenifikuar bazën ku automjeti mendohet të jetë shkatërruar, pasi pas sulmit nuk pati njoftime për djegie makine.

Për këtë shkak është ushtruar kontroll në disa baza dhe banesa, por pa rezultat. Lidhur me motivin, prokuroria po heton në disa pista, sic është konkurrenca, por edhe përfshirja e Nadir Caushollit në dhënie fajdesh.

Burime nga policia bëjne me dije si pronari i CFO Pharmës, ka dyshime të jetë përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm dhe ka patur një hetim proaktiv ndaj tij, edhe pse vetë Causholli gjatë marrjes në pyetje pretendon se sulmi vjen nga konkurrenca.

logo Twitter

sulmi cfo pharma bresheri plumbash

Sondazh

Poll