Aktualitet

Tritol makinës së 25-vjeçarit në Krujë, policia nis hetimet

Nuk dihet ende se kush janë autorët, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

23 Mars 2025, 09:49 Nga B.Z
Tritol makinës së 25-vjeçarit në Krujë, policia nis
Foto ilustruese

KRUJË - Një sasi e vogël tritoli ka shpërthyer gjatë natës në Krujë. Policia bën me dije se lënda plasëse ishte vendosur në makinën e një 25-vjeçari dhe nga shpërthimi nuk ka dëme në njerëz vetëm materiale. 

Nuk dihet ende se kush janë autorët, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Njoftimi i Policisë

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 03:20, në rrugën “Vrana Konti” dyshohet se në automjetin tip “Opel Corsa” në përdorim nga shtetasi E. K., 25 vjeç, është vendosur një sasi e vogël lëndë plasëse, ku janë shkaktuar vetëm dëme në pjesën e parë të automjetit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

tritol kruje

Sondazh

Poll