Aktualitet

Akuzohen për shpërdorim detyre, gjykata e Beratit lë në “arrest shtëpie” 3 zyrtarë të agjencisë së zonave të mbrojtura

Katër zyrtarët janë përgjegjës për dëmtimet në zonën e mbrojtur të malit të Tomorrit.

23 Mars 2025, 09:36 Nga B.Z
Akuzohen për shpërdorim detyre, gjykata e Beratit lë në
Foto ilustruese

BERAT - Gjykata e Beratit ka caktuar masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për tre nga katër zyrtarët e agjencisë së zonave të mbrojtura të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. 

Bëhet me dije se katër zyrtarët janë përgjegjës për dëmtimet në zonën e mbrojtur të malit të Tomorrit. Në arrest shtëpie është lënë:

– F. N., 56 vjeç, me detyrë drejtor i AZDM Berat;
– S. H., 65 vjeç, me detyrë përgjegjës monitorimi pranë AZDM Berat;
– L. H., 37 vjeç, me detyrë përgjegjës pranë AZDM Berat.

Ndërkohë është lënë në masën detyrim paraqitje G. Z., 58 vjeç, Specialist zone, në Komisariatin e Policisë Skrapar;

Njoftimi

Vijojnë hetimet e thelluara për vënien përpara përgjegjësisë penale të personave përgjegjës për dëmtimet në zonën e mbrojtur të malit të Tomorrit.

Ekzekutohen 4 masa sigurie të caktuara nga Gjykata e Beratit, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Për këtë rast, në muajin nëntor 2024, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në malin e Tomorrit, shërbimet e Policisë arrestuan 1 administrator subjekti, vëllain dhe kushëririn e tij, pasi u kapën duke larguar 1 mjet ekskavator me të cilin dyshohet se kishin nxjerrë gurë dekorativë. Gjithashtu u shpallën në kërkim 5 administratorë subjektesh dhe u referuan materialet për drejtorin dhe 1 përgjegjës i AZDM Berat.

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Berat në bashkëpunim me Prokurorinë Berat, në vijim të hetimeve në kuadër të procedimit penal të regjistruar në muajin nëntor 2024, ka ekzekutuar 4 masa sigurie të caktuara nga Gjykata e Beratit, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si më poshtë:

-masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit:
– F. N., 56 vjeç, banues në Berat, me detyrë drejtor i AZDM Berat;
– S. H., 65 vjeç, banues në Berat, me detyrë përgjegjës monitorimi pranë AZDM Berat;
– L. H., 37 vjeç, banues në Berat, me detyrë përgjegjës pranë AZDM Berat.

-masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” , për shtetasin G. Z., 58 vjeç, banues në Skrapar, Specialist zone, në Komisariatin e Policisë Skrapar;

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

gjykata e beratit mali i tomorrit

Sondazh

Poll