Aktualitet

VIDEO/ Përleshje e përgjakshme në Selanik, plagosen dy shqiptarë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Kanë qenë kalimtarët të cilët i kanë pikasur dy shqiptarët të gjakosur në një distancë të shkurtër nga njëri-tjetri.

22 Mars 2025, 21:17 Nga N.F
VIDEO/ Përleshje e përgjakshme në Selanik, plagosen dy
Pamje nga vendi i ngjarjes

SELANIK- Një ngjarje e rëndë është regjistrua diën e sotme në Evosmos të Selanikut. Raportohet se një përleshje e përgjakshme ka ndodhur në kryqëzimin e Chrysostomou dhe Papagou mes dy shqiptarëve. Nga kjo ngjarje kanë mbetur të dy të plagosur. Burimet raportojnë se gjendja e njërit prej tyre është kritike.

Kanë qenë kalimtarët të cilët i kanë pikasur dy shqiptarët të gjakosur në një distancë të shkurtër nga njëri-tjetri. Ata kanë njoftuar menjëherë shërbimet e urgjencës. Ambulancat kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë transportuar të plagosurit në Spitalin AHEPA. Policia ka nisur tashmë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

plagosen dy shqiptare ne selanik

Sondazh

Poll