Aktualitet

E rëndë në Gjermani/ 54-vjeçari shqiptar vret gruan, pas ngjarjes telefonon djalin: Ta vrava nënën!

Vrasja ndodhi në qytetin Thannhausen të Gjermanisë, paraditen e të mërkurës ndërsa i dyshuar i ngjarjes është 54-vjeçari shqiptar.

21 Mars 2025, 22:37 Nga N.F
E rëndë në Gjermani/ 54-vjeçari shqiptar vret gruan, pas
Foto ilustruese

GJERMANI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin Thannhausen në Gjermani. Një 54-vjeçar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij. Mësohet se çifti është nga Rahoveci, por jeton në Gjermani.

Vrasja ndodhi në qytetin Thannhausen të Gjermanisë, paraditen e të mërkurës ndërsa i dyshuar i ngjarjes është 54-vjeçari shqiptar. Policia ka raportuar se pas vrasjes së bashkëshortes, autori ka telefonuar djalin e tij dhe i ka thënë se i ka vrarë nënën.

“Ta vrava nënën,” dyshohet se i ka thënë ai djalit. Më pas, djali ka njoftuar policinë, e cila menjëherë bashkë me ekipet e tjera emergjente, ka shkuar në vendngjarje. Fatkeqësisht 55-vjeçarja nuk ia doli tu mbijetonte plagëve.

 

54-vjeçari shqiptar vret gruan

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Mars 2025, 21:12 N.F

105 milion EURO humbje te Air Albania!

Foto TIRANË- Në vitin 2018 Këshilli i Ministrave miratoi vendimin “Për përcaktimin e procedurave të krijimit të s...