Politike

“Unë jam martuar disa herë, martesa e duhur është shpëtim”, Rama: “Nusen” më të bukur ta fusim në familjen më të fortë

Ai gjithashtu bëri batuta me faktin se ai vetë është martuar disa herë ndërsa shtoi se martesa e duhur është shpëtim.

21 Mars 2025, 19:26 Nga N.F
“Unë jam martuar disa herë, martesa e duhur është
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Tiranë teksa prezantonte kandidatët për deputet të Partisë Socialiste ritheksoi rëndësinë e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Rama e cilësoi Shqipërinë si një nuse të bukur e cila duhet të futet në familjen e fortë të BE-së.

Ai gjithashtu bëri batuta me faktin se ai vetë është martuar disa herë ndërsa shtoi se martesa e duhur është shpëtim. Sipas tij ka ardhur koha që të martojmë Shqipërinë dhe ta shpëtojmë vendin tonë.

Ai theksoi se ky është një moment i rëndësishëm, duke e krahasuar këtë hap me një krushqi të bukur që Shqipëria ka mundësinë ta bëjë, dhe se ka ardhur koha për të përmbyllur këtë ‘fejesë të gjatë’ me Bashkimin Evropian.

“Imagjinoni një demokrat që thotë nuk e japim nusen, do pyesim bufin. Si nuk e jep, do ta mbash në derë dhe do të të plaket në dorë. Ky është 11 maji,” tha ai.

edi rama

Sondazh

Poll