Ekonomi

Situata gripale dhe temperaturat e larta tek pacientët/ Mjekët: Në Shqipëri po qarkullojnë dy lloje virusesh

14 Janar 2020, 15:57 Nga DOSJA
Situata gripale dhe temperaturat e larta tek pacientët/ Mjekët:

TIRANË– Rritet numri i rasteve, të personave të prekur nga virusi i gripit në vendin tonë. Sipas raportimeve që vijnë nga Instituti i Shëndetit Publik në javën e parë të janarit, kanë rezultuar 433 raste me grip, rastet e të cilëve janë konfirmuar në laboratorin e ISHP-së. Specialistë të ISHP thonë se tanimë janë duke qarkulluar të dy tipet e viruseve të gripit, A dhe B, si dhe nëntipet AH1N1 dhe Ah3N2.

Por, predominon AH3N2. Nuk kanë munguar edhe rastet e rënda të cilat janë shtruar në spital. Fëmijët e vegjël janë dhe më të prekurit nga virusi i gripit të cilët manifestojnë dhe simptoma më të rënda.

Këtë vit ka pasur një ndërgjegjësim të shtuar të popullatës për tu vaksinuar ndaj gripit. Por gjithsesi krahasuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, si përsa i përket numrit të prekurve dhe rasteve të rënda ka më pak. Ndonëse një vit më parë në këtë periudhë, Shqipëria kishte epidemik të gripit këtë vit me raportimin e rasteve, mjekët thonë se ende nuk janë në prag epidemie.

Marrë nga Top Channel

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale ishp situata e gripit ne shqiperi viruset e gripit ishp situata e gripit ne shqiperi viruset e gripit

Sondazh

Poll

Ekonomi 14 Janar 2020, 13:29

CNN: Bota po mbytet në borxhe

SHBA- Borxhi global, i cili përfshin huazimet nga familjet, qeveritë dhe kompanitë, u rrit me 9 trilion dollarë, në afro 253 trilion dollarë, në nëntë muajt e p...