Bizneset pesimiste për punësimin, parashikojnë rënie këtë tremujor
13 Janar 2020, 13:32Nga DOSJA
TIRANË- Bizneset në të gjitha sektorët rritën pesimizmin për punësimin në tremujorin në vijim dhe gjithashtu pohuan se në tremujorin e vitit 2019 kishin tkurrur punonjësit. Perceptimet negative për punësimin u reflektuan në anketën e Bankës së Shqipërisë për Tendencën e besimit në Ekonomi.
Edhe pse punësimi në vend sipas treguesve zyrtare po shënon rënie në rekorde historike, duke arritur në 11.4 % në fund të tremujorit të tretë të vitit 2019, bizneset kanë ulur optimizmin. Anketa tregoi se, bizneset e sektorit të industrisë presin rënie në kontratat e porosive dhe në treguesit e punësimit për tremujorin në vijim. Të njëjtat pritshmëri shfaqen edhe bizneset e ndërtimit të cilat kanë rishikuar më rënie forcën e punës dhe të ardhurat nga shitjet.
Të njëjtat pritshmëri ka edhe sektori i shërbimeve që është edhe punëdhënësi më i madh. Bizneset e këtij sektori kanë pohuar se në tremujorin e parë të 2020 presin rënie si në drejtim të punësimit dhe në shfrytëzimin e kapaciteteve. Më rëndë duket se paraqitet sektori i tregtisë, i cili parashikon rënie të punësimit me 9.6 pikë % në tremujorin aktual. Kjo pritshmëri ishte shumë poshtë mesatares historike për bizneset e tregtisë. Bizneset në të gjithë sektorët kanë pohuar gjithashtu se punësimi kishte pësuar rënie edhe në tremujorin e fundit të vitit 2019.
Bizneset në sektorin e ndërtimit referuan se punësimi u tkurr me 3 pikë % në tremujorin e fundit të vitit 2019. Përfaqësuesit e sektorit të shërbimeve kanë pohuar se punësimi kishte rënë me 0.4 pikë 5 në tremujorin e fundit të vitit të kaluar dhe gjithashtu sektori i tregtisë ka pohuar se punësimi u tkurr me 6 pikë % në të njëjtën periudhë. Por ndryshe nga bizneset, qeveria dhe banka e Shqipërisë presin rritje të mëtejshme të punësimit vitin që vjen duke parashikuar një nivel papunësie rreth niveli 11 %. Rritja e punësimit sipas Bankës së Shqipërisë do të jetë nxitësi kryesor i konsumit në periudhë afatmesme.
KAVAJË- Plazhi i Vilë Bashtovës është pranë një katastrofe mjedisore. E gjithë hapërsia ranore e këtij plazhi ësthë mbuluar nga mbetje të ndryshme të cilat...
TIRANË- Debati mes Ministrisë së Financave e Ekonomisë (MFE) dhe Ministrisë së Mjedisit për mosparashikimin e fondeve në buxhet dhe si u zgjidh problem me ...
TIRANE- Lulzim Basha u ndal edhe tek programi ekonomik i përgatitur nga Partia Demokratike. Basha tha se tashmë janë rreth 50% e shqiptarëve në varfëri dhe se s...
SHKODËR– Ditën e sotme, banorët e Postribës në Shkodër kanë zhvilluar një protestë, pasi një firmë gurore sipas tyre po dëmton ujin e pijshëm për gjithë zo...
Shqipëri- Pagesat për katër koncesionet me PPP të shëndetësisë dolën jashtë parashikimeve dy vitet e fundit. Më 2018, Fondi i Sigurimeve akumuloi 5 milionë euro...
“Historia Ime” në Tv Klan ditën e sotme ka sjellë historinë e e trishtë të 63-vjeçares Fatime Fregjaj. Ajo në studio ka treguar për jetën e saj teje të v...
MANZË– Në mes të konteinerëve në Manzë, ku janë vendosur familjet të cilave iu dëmtua banesa nga tërmeti i 26 nëntorit, gjen edhe nënë Behijen me mbesën e ...
Shqipëri-Çmimet e paketave të cigareve u rriten me 10 lekë në fillim të janarit. Burimet nga tregu i furnizimit me shumicë pohuan se, shkak u bë rritja e...
DURRËS- Këto ditë janari dallgët e detit në bregdetin e Durrësit janë të qeta. Gjurmët e vetme në rërë janë ato të familjeve që braktisën banesat e shkatër...