Ekonomi

Jeta martesore e vështirë në kryeqytet, shifrat alarmante të divorceve, ja kush është lagja më me shumë të ndarë

14 Janar 2020, 10:06 Nga DOSJA
Jeta martesore e vështirë në kryeqytet, shifrat alarmante të

TIRANË– Cilat janë lagjet e Tiranës me më shumë martesa? Të dhënat, të përpunuara nga “Scan”, dhe të shprehura në martesa për çdo 1000 banorë të asaj njësie, tregojnë se në vend të parë për nga njësitë e vjetra të Tiranës, është njësia numër 11, që i përket Laprakës, me 6.12 martesa për çdo 1000 banorë.

Po njësia me më pak martesa cila është? Njësia 10! Numëron vetëm 4.14 martesa për 1000 banorë në 2018-ën.

Po të shohim ish-komunat, njësia administrative me më shumë martesa për 1000 banorë, është Kashari, me 8.2 martesa. Kashari përfshin në pjesë të madhe edhe një prej lagjeve më të reja të Tiranës, si “Unaza e Re” apo zona e “Yzberishtit”. Po me divorcet kush kryeson?

Ndër lagjet e Tiranës, sërish njësia 10. Kjo njësi, pra zona përreth rrugës “Myslym Shyri”, është edhe njësia më e plakur e Tiranës, ajo me shtesën më të ulët natyrore, në territor negativ, ajo me numrin më të ulët të anëtarëve në një familje, vetëm 2.5, ajo me numrin më të ulët të martesave, dhe tanimë edhe ajo me numrin më të lartë të divorceve.

Lagja me numrin më të ulët të divorceve rezuloton të jetë “Xhamlliku”, pra njësia numër 3. Mes njësive administrative përtej 11-shes, Kashari figuron si ajo me numrin më të lartë të divorceve, me 1.69 për çdo 1000 banorë, ndërsa nga krahu i kundërt, pra me më pak divorce, figuron Bërzhita, me 0.16 divorce për 1000 banorë.

Marrë nga Scan 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale divorcet ne tirane martesat e shëndosha tirane unaza e re yzberishti divorcet ne tirane martesat e shëndosha tirane unaza e re yzberishti

Sondazh

Poll