Sport

LIGA E KOMBEVE / Kosova fiton aktin e parë, kualifikimi vendoset të dielën!

Dardanët mundën Islandën me rezultatin 2-1 duke marrë një avantazh të lehtë për sfidën e kthimit që do të luhet të dielën.

20 Mars 2025, 23:05 Nga DOSJA
LIGA E KOMBEVE / Kosova fiton aktin e parë, kualifikimi vendoset të

KOSOVE - Kosova fiton aktin e parë të raundit të Playoffit në nations League. Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, Dardanët mundën Islandën me rezultatin 2-1 duke marrë një avantazh të lehtë për sfidën e kthimit që do të luhet të dielën.

Në castet e para të dyja skuadrat u panë më të kujdesshme në lojën e tyre, por me kalimin e minutave, Kosova nisi të kërkojë pak më shumë teksa krijoi mundësu me Milot Rashicën dhe Lumbardh Dellovën. Në minutën e 19, i gjithë ‘Fadil Vokrri’ shpërtheu në festë pasi Dardanët morën avantazhin 1-0 pikërisht me golin e qendërmbrojtësit Dellova, për të cilin ky ishte goli i dytë i shënuar prej tij me fanelën e përfaqësueses së Kosovës.

Megjithatë avantazhi i skuadrës së Franko Fodës nuk zgjati shumë pasi vetëm 3 minuta më vonë, Islanda barazoi shifrat në 1-1 me Oskarsson. Vedat Muriqi pak caste nga fundi tentoi të kthejë Kosovën në avantazh, por në fund pjesa e parë përfundoi me barazimin 1-1.

Në pjesën e dytë, Foda bëri zëvendësime në fushë duke aktivizuar Demakun dhe Rrudhanin në vend te Valon Berishës dhe Sahitit.

Vetëm pak minuta kaluan nga kjo pjesë e dytë dhe Kosova u kthye sërish në avantazh, në 2-1 me golin e Elvs Rexhbecajt për të cilin ishte goli i parë më përfaqësesen e vendit të tij. Kosova shënoi edhe golin e tretë por që u anulua nga arbitri i ndeshjes. Në fund rezultati mbeti 2-1 për përfaqësuesen e kosovës e cila nëse do të kalojë islandezët në këtë raund do të ngjitet në Ligën B të nations League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll