Bota

Tragjedia në Koçan/ Arrestohen 3 ish-kryetarët e bashkisë, ishin në dijeni se klubi i natës funksiononte ilegalisht, qytetarët protestojnë duke fikur dritat nëpër banesa

Të tre dyshohet se e dinin se klubi i natës në të cilin shpërtheu zjarri në orët e para të së dielës së kaluar, ku humbën jetën 59 persona, funksiononte ilegalisht në dhjetë vitet e fundit dhe po mbulonte këtë paligjshmëri.

20 Mars 2025, 21:00 Nga N.F
Tragjedia në Koçan/ Arrestohen 3 ish-kryetarët e bashkisë,
Koçan

KOÇAN- Kryetari i Komunës së Koçanit, Ljubço Papazov, i cili dha dorëheqjen dy ditë më parë, si dhe dy ish-kryetarë të tjerë të këtij qyteti, janë arrestuar të enjten pasdite pas tragjedisë së klubit të natës në Maqedoninë e Veriut.  

Të tre dyshohet se e dinin se klubi i natës në të cilin shpërtheu zjarri në orët e para të së dielës së kaluar, ku humbën jetën 59 persona, funksiononte ilegalisht në dhjetë vitet e fundit dhe po mbulonte këtë paligjshmëri.

Protestat në errësirë

Një pjesë e madhe e shtëpive në Maqedoninë e Veriut aktualisht mbeten në “errësirë” në shenjë proteste. 

"Është një moment heshtje për fëmijët tanë të vdekur," u shprehwn protestuesit.

Një organizatë studentore e Maqedonisë së Veriut e quajtur "Plenari i Studentëve" u bëri thirrje qytetarëve të vendit të qëndrojnë në shtëpi sonte, nga ora 20:00 deri në 21:00 dhe të fikin dritat.

“Ne ju bëjmë thirrje të gjithëve në çdo qytet, fshat, vendbanim dhe lagje të tregojmë errësirën që na ka mbështjellë dhe t'i lëmë rrugët bosh. Le të flasë heshtja, në nderim dhe kujtim të atyre që u larguan kaq herët”, thuhet gjithashtu në thirrjen e organizatës të shpërndarë në rrjetet sociale.

Sot u bënë varrimi i viktimave të kësaj tragjedie që futi në zi Maqedoninë e Veriut.

tragjedia ne kocan

Sondazh

Poll