Ushtria izraelite nis operacionet tokësore në një lagje të Rafah në jug të Rripit të Gazës
Forca te Ushtrise Izraelite Ushtria izraelite njoftoi sonte se ka nisur operacionet tokësore në lagjen Samboura, në zonën Raf...
Për disa ditë profili i saj u hoq nga faqja zyrtare e DASH, ndërsa u rikthye me njoftimin për detyrën e re të Kim që pritet të jetë përnjë kohore 6-9 muaj.
SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit ka kaluar përkohësisht ish-ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, në detyrën si këshilltare e lartë për Efiçencën dhe Llogaridhënien në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike.
Për disa ditë profili i saj u hoq nga faqja zyrtare e DASH, ndërsa u rikthye me njoftimin për detyrën e re të Kim që pritet të jetë përnjë kohore 6-9 muaj. Para këtij kalimi, ish-ambasadorja ishte Zëvendës Ndihmës Sekretare Kryesor i Byrosë nga viti 2023 deri në vitin 2025.
Ish-ambasadorja Kim tashmë ka zero akses në informacionin e Byrosë Diplomatike për Euro-Azinë dhe ka humbur statusin e diplomates. Kim u shkarkua nga Byroja pasi roli i saj u kompromentua në lidhje me disa problematika që përfshijnë dhe aktivitetin e saj diplomatik në Shqipëri.
NJOFTIMI I DASH PËR YURI KIM:
Yuri Kim është Këshillare e Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike. Më parë, ambasadorja Kim ishte Zëvendës Ndihmës Sekretare Kryesor i Byrosë nga viti 2023 deri në vitin 2025.
Një diplomate karriere, ambasadorja Kim ka punuar në sfidat kryesore të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në Europë, Azi dhe Lindjen e Mesme. Ajo ishte ambasadore e SHBA në Republikën e Shqipërisë nga viti 2020 deri në vitin 2023, e emëruar nga Presidenti Trump dhe në vazhdim nën Presidentin Biden. Para kësaj, ajo ishte drejtore e Çështjeve të Europës Jugore, përgjegjëse për Turqinë, Greqinë, Qipron dhe rajonin e Mesdheut Lindor; drejtore e Qendrës për Studimin e Sjelljes së Diplomacisë; dhe drejtore e Zyrës së Sigurisë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake, përgjegjëse për NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Ajo ishte Shefe e Shtabit të Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe, më herët në karrierën e saj, Asistente Speciale e Sekretarit Colin Powell. Ajo ishte gjithashtu një anëtare e delegacion të SHBA në Bisedimet Gjashtëpalëshe për çështjen bërthamore të DPRK-së. Detyrat jashtë shtetit përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën. Yuri Kim ka një B.A. nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një M.Phil. nga Universiteti i Kembrixhit. Ajo u rrit në ishullin Guam.

Forca te Ushtrise Izraelite Ushtria izraelite njoftoi sonte se ka nisur operacionet tokësore në lagjen Samboura, në zonën Raf...
Pamje nga vullkani ne Indonezi INDONEZI - Një vullkan në Indonezinë lindore, në ishullin turistik Flores, shpërtheu sërish mb...
volodymyr zelenskyy SHBA- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se zyrtarët ukrainas dhe amerikanë do të takohen p&eum...
Recep Tayyip Erdoğan TURQI - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë komentin e tij të parë mbi arrestimin e kryetarit...
Donald Trump SHBA - Presidenti i SHBA, Donald Trump do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv sot, që synon "çm...
Protesta ne Stamboll Stamboll – Qindra studentë dhe mijëra qytetarë nga çdo cep i metropolit turk u mblodhën sot jasht&eum...
Pamje nga Gaza Lindja e Mesme - Ushtria izraelite njoftoi sot se kishte vrarë kreun e shërbimit të sigurisë së brendshme të H...
viktor orban BRUKSEL- Liderët e Bashkimit Evropian, përveç Viktor Orbanit të Hungarisë, kanë votuar në samitin e ...
Foto ilustruese EVROPË- Udhëheqësit e BE-së përveç Viktor Orbanit të Hungarisë thonë se janë ...
Papa ne Vatikan VATIKAN - Popullsia katolike e botës u rrit me 1.15% midis 2022 dhe 2023, nga afërsisht 1,390 milion në 1,406 milion. K&eum...