Bota

Izraeli “neutralizon” kreun e shërbimit të sigurisë së brendshme të Hamasit

Një tjetër sulm vrau Ismail Abdelal, i cili konsiderohet përgjegjës për shumicën e operacioneve të kontrabandës së armëve të Xhihadit Islamik

20 Mars 2025, 18:51 Nga A.Ll
Izraeli “neutralizon” kreun e shërbimit të sigurisë
Pamje nga Gaza

Lindja e Mesme - Ushtria izraelite njoftoi sot se kishte vrarë kreun e shërbimit të sigurisë së brendshme të Hamasit në një sulm ajror në Rripin e Gazës.

“Në ditët e fundit, ushtria izraelite dhe Shin Bet kryen një sulm dhe eliminuan terroristin Rashid Jachtzouh, kreun e Shërbimit të Sigurisë së Përgjithshme të Hamasit”, tha zëdhënësi i ushtrisë Avishai Ardae për Platformën X. 

Një tjetër sulm vrau Ismail Abdelal, i cili konsiderohet "përgjegjës për shumicën e operacioneve të kontrabandës së armëve të Xhihadit Islamik", tha ushtria.

gaza idf rashid jachtzouh

Sondazh

Poll