20 Mars 2025, 15:52
Nga N.F
Edgars Rinkevics dhe Osmani
PRISHTINË- Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics ndodhet ditën e sotme në Prishtinë ndërsa ka zhvilluar një takim me presidenten e s Kosovës, Vjosa Osmani. Pas takimit dy presidentët e vendeve kanë mbajtur një konferencë për mediat. Rinkevics gjatë fjalës së tij tha se shpreson që këtë vit të hapet kapitulli i ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai tha se ky proces ka pasur ulje dhe ngritje por edhe shpresa të mëdha. Rinkevics shtoi se duhet kuptuar se ky dialog është e vetmja mënyrë për të arritur një lloj zgjidhjeje politike rreth kësaj çështjeje. Sipas tij riangazhimi në këtë proces me siguri do të ishte në interesin më të mirë të të gjithëve.
Presidenti letonez më tej ta bërë me dije se Osmani i ka propozuar arritjen e një marrëveshje mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes. Ky propozim i Osmani ka ardhur pak ditë pas nënshkrimit të memorandumit me Shqipërinë dhe Kroacinë për sigurinë. Rinkevics theksoi se do të diskutojë këtë temë kur të kthehet në Letoni. Ai ka deklaruar se do të diskutojnë me ministrinë e Mbrojtjes lidhur me bashkëpunimin e mundshëm mes dy shteteve në fushën e mbrojtjes.
“Presidentja ma dha idenë për këtë marrëveshje, do ta ndajë me kolegët në shtëpi, do të shohim se cfarë lloj marrëveshjesh mund të bëjmë në fushën e mbrojtjes. Sigurisht do të punojmë me Ministrinë e Mbrojtjes. Fatmirësisht kemi edhe njeriun e mbrojtjes këtu dhe ai do të diskutojë këtë me ministrinë e Mbrojtjes kur të kthehemi në Riga”, tha ai.
Memorandumi mes Shqipërisë, Kosovës dhe Koracisë u nënshkrua më datë 18 mars dhe ka për qëllim, promovimi i bashkëpunimit në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe industrisë së mbrojtjes, rritjen e ndërveprueshmërisë përmes edukimit, trajnimit dhe ushtrimeve, kundërveprimi ndaj kërcënimeve hibride dhe forcimi i qëndrueshmërisë strategjike, ofrimi i mbështetjes së plotë për integrimin Euro-Atlantik dhe atë të mbrojtjes rajonale. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u shpreh se për një kohë të shkurtër kanë arritur të bëjnë shumë gjëra për tre shtetet. Ndërsa ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka thënë se synimi i këtij bashkëpunimi nuk është rast kërcënimi për askënd, është mesazh për ata që synojnë të kërcënojnë rajonin.
edgars rinkevics osmani kosova letonia
Politike
20 Mars 2025, 15:42
N.F
Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë një videomesazh në llogarinë e tij në "Faceboo...
Politike
20 Mars 2025, 15:38
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me demokratët e njësisë 8 në Tiranë p&...
Politike
20 Mars 2025, 15:40
r.ll
SALI BERISHA
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një bashkëbisedim me banorët e njesisë nr.8 në kryeqytet, k...
Politike
20 Mars 2025, 15:32
N.F
Ivan Anusic, Pirro Vengu dhe Ejup Maqedonici
KOSOVË- Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka reaguar në lidhje me marrë...
Politike
20 Mars 2025, 15:16
N.F
Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se gjatë takimit që ka zhvilluar me të dërguarin e BE-së për...
Politike
20 Mars 2025, 15:25
r.ll
plarent ndreca
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të deputetit socialist Plarent Ndreca, për ...
Politike
20 Mars 2025, 15:22
r.ll
tedi blushi
TIRANË- Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka folur sot në një deklaratë për mediat lid...
Politike
20 Mars 2025, 15:13
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me demokratët e njësisë 8 në Tiranë th...
Politike
20 Mars 2025, 15:10
r.ll
ajola xoxa
TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimimin e Arbër Veliajt dhe Ajola Xoxës, të cilët kundërshtojnë...
Politike
20 Mars 2025, 14:52
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat ironike kundrejt Lulzim Bashës. Në një video të publikuar në rrjet...