Bota

Trump propozoi që termocentralet të jenë pronësi amerikane/ Zelenskyy: Të gjitha i përkasin popullit të Ukrainës! Çështjen e pronës nuk e kemi diskutuar me Trump

I pyetur nëse SHBA mund të kontrollojë termocentralet, Zelensky u shpreh se Trumpit i kishte deklaruar se centrali bërthamor i Zaporizhzhia nuk do të funksionojë nëse nuk është nën kontrollin e Ukrainës.

20 Mars 2025, 17:08 Nga E. D
Trump propozoi që termocentralet të jenë pronësi amerikane/
Volodymyr Zelensky

BRUKSEL- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përmes videokonferencës tha se të gjitha termocentralet bërthamore i përkasin popullit të Ukrainës. Zelenskyy, e deklaroi këtë një ditë pas telefonatës me Donald Trump, i cili propozoi që këto termocentrale të jenë pronësi amerikane, shkruan BBC

I pyetur nëse SHBA mund të kontrollojë termocentralet, Zelensky u shpreh se Trumpit i kishte deklaruar se centrali bërthamor i Zaporizhzhia nuk do të funksionojë nëse nuk është nën kontrollin e Ukrainës.

“Këto janë centrale bërthamore në pronësi të shtetit, nuk janë pronë private në Ukrainë. Nëse amerikanët duan t’ua marrin stacionin rusëve dhe duan të investojnë atje dhe ta modernizojnë atë, kjo është një çështje krejtësisht tjetër. Ne jemi të hapur për ta diskutuar atë, por çështjen e pronës definitivisht nuk e kemi diskutuar me Presidentin Trump”, u shpreh presidenti ukrainas.

volodymyr zelensky

Sondazh

Poll