Politike

Takimi me Sorensen, Osmani: Draft-Statuti aktual i BE-së për Asociacionin nuk e kalon testin e Gjykatës Kushtetuese! Më shumë u njoftua rreth qëndrimeve tona

Osmani shtoi se një draft-statut që bie ndesh me tre normat e BE-së s’ka si të hyjë në fuqi dhe as nuk beson që do të mund të kalojë çfarëdo testi në Gjykatën Kushtetuese.

20 Mars 2025, 15:16 Nga N.F
Takimi me Sorensen, Osmani: Draft-Statuti aktual i BE-së për
Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se gjatë takimit që ka zhvilluar me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen i ka shpalosur qëndrimet e Kosovës. Ajo shtoi se nuk është se ka marrë qëndrime nga Sorensen pasi ai është ende në fillim të mandatit të tij dhe se diskutimet do të vazhdojnë.

Osmani theksoi se draft-statuti aktual për Asociacionin nuk e kalon testin e Gjykatës Kushtetuese pasi sipas saj nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Po flasim për çështjen e draft-statutin e BE-së që unë personalisht besoj që nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, nuk janë në përputhje as me vlerat dhe normat e BE-së dhe standardet e Këshillit të Europës pastaj dhe po ashtu nuk janë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të 2015-ës,” theksoi ajo.

Osmani shtoi se një draft-statut që bie ndesh me tre normat e BE-së s’ka si të hyjë në fuqi dhe as nuk beson që do të mund të kalojë çfarëdo testi në Gjykatën Kushtetuese. Ajo tha se takimi ishte më shumë takim njoftues rreth qëndrimeve të vendit jo vetëm për draft-statutin, por edhe për procesin e dialogut në përgjithësi. Osmani tha se në procesin e dialogut deri më tani nuk është trajtua parimi i barazisë mes palëve.

“Ka qenë një proces i njëanshëm që e ka dëmtuar edhe vetë kredibilitetin e procesit. Tani me lidershipin e ri të BE-së shpresojmë shumë kjo balancë dhe kjo barazi të rikthehet në tavolinë sepse do t’i ndihmonte edhe vetë kredibilitetit të procesit, si rrjedhojë shpresoj që të ketë rezultate më pozitive,” tha ajo.

vjosa osmani kosova sorensen

Sondazh

Poll