20 Mars 2025, 15:40
Nga r.ll
SALI BERISHA
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një bashkëbisedim me banorët e njesisë nr.8 në kryeqytet, ka komentuar zhvillimet e fundit në bashkinë e Tiranës, të cilat lidhen me drejtimin e saj.
Berisha tha se përplasja e tre ditëve të fundit aty është "përleshja më mafioze dhe kriminale". Ai tha se duhet të mblidhet Këshilli Bashkiak i qytetit dhe të emërojë se kush do të kryejë funksionet drejtuese të bashkisë, dhe nuk duhet që ky vendim të merret nga kryeministri Edi Rama apo kryebashkiaku Erion Veliaj.
Në fjalën e tij Berisha foli edhe për 44 protestat e opozitës para bashkisë, të cilat sipas tij kanë meritë në arrestimin e Veliajt. Kryedemokrati tha se "përplasja Rama-Veliaj është vetëm pjesa e parë e filmit Narcos", ndërsa shtoi se qytetarët do çuditen nga çfarë do shohin ditët në vazhdim.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Kreu i organizatës, Edi Rama, është kryetari i një organizate të rrezikshme kriminale për qënien e shqiptarëve. Ju, po të merrni vetëm ç’ndodh sot, 3 ditët e fundit. Përleshja e tyre në Bashkinë e Tiranës është përleshje nga më mafiozet dhe nga më kriminalet. Nuk ka unë asnjë sentiment se është një hajdut Erion Veliaj që, meriton të dënohet për 1 milionë pemë që ka mashtruar dhe ka vjedhur paratë e fidanëve dhe nuk i ka mbjellë. Ai meriton të dënohet për djegësine Tiranës, 130 milionë euro, që nuk ekziston.
Ai meriton të dënohet me 5D, se ata janë, ata 5D prishin si barbarë shtëpitë e qytetarëve dhe nuk i kompensonin. Por, janë rregullat rregulla. Erion Veliaj dënohet për ato gjëra që s’i ka bërë bashkë me Edi Ramën. Dhe ato që ka bërë, djegësin që ka bërë me urdhër të Edi Ramës nuk dënohet. Nuk dënohet për 5D, për hotelin, se u tha që është Olsi Rama aksioner. Nuk dënohet për ato. Dhe tani, beteja mafioze. Njëri shkon dhe emëron Anuela Ristanin, Veliaj e shkarkon dhe emëron një tjetër aty kryetare. Ato janë funksione të këshillit bashkiak kudo, as të Ramës dhe as të Veliajt. Duhet të mblidhet Këshilli Bashkiak i qytetit dhe të emërojë se kush do të kryejë funksionet.
Por, betejë mafiozësh. Rama shkon dhe emëron Sekretare të Përgjithshme një tjetër. Ky i thotë Policisë Bashkiake ndaloje hyrjen nga burgu. E merrni vesh se ku është Tirana dhe Bashkia, në duart e çfarë mafieje të rrezikshme është. Belind Këlliçi ka një meritë të jashtëzakonshme që nuk iu nda. Dhe qytetarët e Tiranës kanë një meritë të jashtëzakonshme që në 44 javë nuk iu ndanë atij hajduti. Por tani, kjo është vetëm pjesa e parë e filmit Narcos. Ta keni të qartë që keni parë vetëm serinë e parë të atij filmi. Se çfarë do të shohim në seritë e tjera, do çuditet ju dhe bota. Por ne, të lemë kreun e organizatës kriminale të kacafytet me mafien. Ne të bëjmë punë me çdo qytetar, pavarësisht çfarë bindjesh ka, në mënyrë që të bashkohet me ne.
sali berisha erion veliaj edi rama bashkia e tiranes
Politike
20 Mars 2025, 15:32
N.F
Ivan Anusic, Pirro Vengu dhe Ejup Maqedonici
KOSOVË- Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka reaguar në lidhje me marrë...
Politike
20 Mars 2025, 15:16
N.F
Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se gjatë takimit që ka zhvilluar me të dërguarin e BE-së për...
Politike
20 Mars 2025, 15:25
r.ll
plarent ndreca
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të deputetit socialist Plarent Ndreca, për ...
Politike
20 Mars 2025, 15:22
r.ll
tedi blushi
TIRANË- Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka folur sot në një deklaratë për mediat lid...
Politike
20 Mars 2025, 15:13
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me demokratët e njësisë 8 në Tiranë th...
Politike
20 Mars 2025, 15:10
r.ll
ajola xoxa
TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimimin e Arbër Veliajt dhe Ajola Xoxës, të cilët kundërshtojnë...
Politike
20 Mars 2025, 14:52
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat ironike kundrejt Lulzim Bashës. Në një video të publikuar në rrjet...
Politike
20 Mars 2025, 14:53
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me demokratët e njësisë 8 në Tiran&eum...
Politike
20 Mars 2025, 14:34
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me demokratët e njësisë 8 në Tiranë u ...
Politike
20 Mars 2025, 14:21
B.Z
Monika Kryemadhi
TIRANË - Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e deputetes Monika Kryemadhi, lidhur me heqjen e sekuestrimit të vil...