Politike

I dehur në timon u përfshi në aksident, Prokuroria çon për gjykim deputetin Qani Xhafa

Sipas prokurorisë, në përfundim të hetimeve ka rezultuar se Xhafa më 11 mars të vitit 2023, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip Toyota, në Bulevardin “Qemal Stafa”, Elbasan ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë të ndriçimit rrugor.

20 Mars 2025, 13:52 Nga B.Z
I dehur në timon u përfshi në aksident, Prokuroria çon
SPAK

TIRANË - Porkuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim deputetin demokrat Qani Xhafa i cili akuzohet për përfshirje në aksident teksa ka qënë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Sipas prokurorisë, në përfundim të hetimeve ka rezultuar se Xhafa më 11 mars të vitit 2023, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip Toyota, në Bulevardin “Qemal Stafa”, Elbasan ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë të ndriçimit rrugor.

I pandehuri Qani Xhafa ushtron funksionin e Deputetit në Kuvendin e Shqipërisë prej datës 19 Maj 2023.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e  Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim procedimin penal nr.27 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurit Qani Xhafa, i akuzuar për kryerjen e figurës së veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se më 11 mars 2023, i pandehuri Qani Xhafa, aktualisht Deputet në Kuvendin e Shqipërisë,  duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip Toyota me targa AB 457 IJ, në Bulevardin “Qemal Stafa”, Elbasan ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë të ndriçimit rrugor. Nga aksidenti janë shkaktuar dëme të lehta materiale.

I pandehuri Qani Xhafa ushtron funksionin e Deputetit në Kuvendin e Shqipërisë prej datës 19 Maj 2023.

qani xhafa deputet aksident qemal stafa

Sondazh

Poll