Politike

Veliaj një orë e gjysëm në SPAK/ Lala: Akuzë e re për kryebashkiakun! Dyshohet se ka futur sende të ndaluara në qeli

Veliaj është marrë në pyetje si i pandehur në lidhje me akuzat që rëndojnë ndaj tij, ndërkohë që gazetarja Lala thotë që ndaj kryebashkiakut është ngritur një akuzë e re. Sipas Lalës dyshohet se Veliaj ka futur sende të ndaluara në qëlinë e paraburgimit të Durrësit.

20 Mars 2025, 12:35 Nga B.Z
Veliaj një orë e gjysëm në SPAK/ Lala: Akuzë e re
Erion Veliaj

TIRANË - Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje nga marrja në pyetje e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj nga prokurorët e SPAK. Veliaj u paraqit paraditen e kësaj të enjte në Prokurorinë e Posaçme ku u mor në pyetje për rreth një orë e gjysëm dhe më pas u nis sërish drejt qelisë së paraburgimit të Durrësit.

Veliaj është marrë në pyetje si i pandehur në lidhje me akuzat që rëndojnë ndaj tij, ndërkohë që gazetarja Lala thotë që ndaj kryebashkiakut është ngritur një akuzë e re. Sipas Lalës dyshohet se Veliaj ka futur sende të ndaluara në qëlinë e paraburgimit të Durrësit. Veliaj është marrë në pyetje në prani të avokatëve të tij.

Arrestimi i Veliajt

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

erion veliaj spak

Sondazh

Poll