Politike

Berisha: Do të bëjmë një audit si Elon Musk që t’u kthehen paratë shqiptarëve

Ai shtoi se në programin e tyre shtylla kryesore e paketës së dhembshurisë, krahas Made in Albania, krahas Shqipërisë Madhështore, është përcaktuar pastrimin i vetë Shqipërisë.

20 Mars 2025, 12:33 Nga M.B
Berisha: Do të bëjmë një audit si Elon Musk që
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mori pjesë në një takim të veçantë të organizuar nga Departamenti Brain Gain, ku prezantua “Librin e Zi të Rilindjes”, një përmbledhje e kritikave të qeverisë aktuale. Berisha premtoi se nëse Partia Demokratike vjen në pushtet do të bëjnë një audit si Elon Musk që t’u kthehen paratë shqiptarëve. Ai shtoi se në programin e tyre shtylla kryesore e paketës së dhembshurisë, krahas Made in Albania, krahas Shqipërisë Madhështore, është përcaktuar pastrimin i vetë Shqipërisë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Këto ditë po lexoja një fjalë të presidentit Trump. Çfarë thoshte? Presidenti Trump thoshte më i keqi është gënjeshtari. Më i keqi se çdo njeri tjetër. Të rrëmben kohën dhe i numëronte me radhë të këqijat e gënjeshtarit. Po në qoftë se e përfytyron në një moment këto 12 vite, këta janë piramida më e madhe e mashtrimit në histori pas Enver Hoxhës. Ndaj dhe Libri i Zi, jo vetëm u paraqet shqiptarëve të zezat e këtij regjimi, por Libri i Zi paraqet para shqiptarëve potencialet e mëdha që ekzistojnë për PD-në, domosdoshmërinë e një auditi të tipit Elon Musk në mënyrë që t’u kthehen paratë shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Dhe unë u garantoj se kjo do ndodhë. Ndaj dhe në programin tonë, shtyllë kryesore krahas paketës së dhembshurisë, krahas Made in Albania, krahas Shqipërisë Madhështore, kemi përcaktuar pastrimin e shtëpisë tonë. Kjo është shtyllë themelore. Në qoftë se ne nuk bëjmë pastrimin e shtëpisë tonë, ne kemi mashtruar shqiptarët. Ne do bëjmë pastrimin e shtëpisë tonë.

Ne do rendim pas çdo qindarke të vjedhur qytetarëve shqiptarë dhe do ua kthejmë atyre. Të gjitha pasuritë e vendosura mbi paratë e vjedhura do u kthehen atyre. Të gjitha pasuritë e krimit do u kthehen atyre. Askush nuk ndalet. Ne do ndalemi. Narkoeuro. Euro, kjo monedhë e bekuar, në Shqipëri është shndërruar në një monedhë ndëshkuese. Shkatërron për shkak të drogës të gjitha bizneset e eksporteve. Mbyllen njëra pas tjetrës. Zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe narkoeurove.

sali berisha

Sondazh

Poll