Calafiori sfidon Gjermaninë: “I kemi ulur gjithmonë me këmbë në tokë”
ITALI - Itali-Gjermani (20:45) po afrohet dhe Riccardo Calafiori mezi pret ta luajë. Në prag të sfidës së vlefshme ...
Toro kthehet në Milano dhe do të mungojë në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Uruguajit dhe Brazilit
ITALI - Pas Marcus Thuram, i kthyer nga kampi stërvitor i Francës për shkak të dhimbjeve të vazhdueshme të kyçit të këmbës, në Milano do të rikthehet edhe “binjaku” i tij. Lautaro Martinez.
Pasi humbi stërvitjen me Argjentinën, për shkak se doli në formë të keqe nga ndeshja e kampionatit Atalanta-Inter, Toro iu nënshtrua testeve të cilat konfirmuan problemin muskulor.
“Sulmuesi Lautaro Martinez do të mungojë nga skuadra për ndeshjen e dyfishtë në mars për shkak të një dëmtimi muskulor në këmbën majtë”, thuhet në deklaratën e kombëtares së Argjentinës.
Kështu Lautaro do të rikthehet në Milano dhe do të vlerësohet dita-ditës për të kuptuar shkallën e problemit edhe në kuadër të angazhimeve të ardhshme të skuadrës së Inzaghit, duke nisur nga ndeshja ndaj Udineses kur të rifillojë kampionati.
Kapiteni i zikaltërve ishte nisur për në Amerikën e Jugut tashmë i lodhur, mjekët e kombëtares së Argjentinës donin që ai të humbiste ndeshjen e parë kundër Uruguajit dhe më pas ta përdornin kundër Brazilit.
Por testet në këmbën e tij të majtë zbuluan një problem, i cili tani do të duhet të ekzaminohet në thellësi me stafin e Interit: në rastin e një lodhjeje të thjeshtë ose pakënaqësie, në vend të kësaj do të mjaftonte një shkallë e dytë pushimi, duke qëndruar rreth 15-20 ose edhe më shumë ditë pa stërvitje.
#SelecciónMayor El delantero Lautaro Martínez será baja de la convocatoria para este doble fecha de marzo por una lesión muscular en isquiotibiales miembro inferior izquierdo. pic.twitter.com/B7DBfx0doS
— ???????? Selección Argentina ⭐⭐⭐ (@Argentina) March 19, 2025
B.T (Dosja.al)
ITALI - Itali-Gjermani (20:45) po afrohet dhe Riccardo Calafiori mezi pret ta luajë. Në prag të sfidës së vlefshme ...
GJERMANI - Julian Nagelsmann flet në një konferencë për median, për ndeshjen e parë çerekfinale të Nations L...
ANGLI - Kombëtarja shqiptare udhëtoi këtë të mërkurë drejt Londrës në kuadër të ndeshjes së par&eu...
FRANCE - Gjerman Thomas Bach, president i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) që nga viti 2013 dhe që do të japë dorëhe...
PORTUGALI - Ka qenë me rreth një orë vonesë fluturimi i kombëtares së Portugalisë, e cila është nisur këtë...
SPANJE - Rafael Louzán, president i RFEF-së, vizitoi punimet e rinovimit në stadiumin La Cartuja këtë të mërkur&e...
KOSOVE - Dardanët janë mikpritës të Islandës në ndeshjen që luhet nesër (20 mars) në stadiumin “Fadil Vokrri&...
TIRANE - Kombëtarja kuqezi zhvilloi sot një seancë të plotë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, q&eum...
FRANCE - Rrethi i lojtarëve të përfshirë në 'Decathlon' po rritet. Pas tërheqjes së Antoine Griezmann, përfaqë...
SPANJE - Prej disa kohësh, disa mjete të inteligjencës artificiale, janë përpjekur të parashikojnë, me shkallë të n...