Aktualitet

Sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Morinë, procedohet 44-vjeçari nga Kosova

Policia sqaron se 44-vjeçari ishte pasagjer në një mjet tip "Audi" i cili është futur në një kontroll nga policia kufitare. Dhe nga kontrolli fizik 44-vjeçarit  i janë gjetur 19 000 euro që nuk i kishte deklaruar në pkk, konform ligjit në fuqi.

20 Mars 2025, 10:01 Nga B.Z
Sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Morinë,
Paratë e sekuestruara

MORINË - Një 44-vjeçar me origjinë nga Kosoavë është proceduar penlaisht nga Policia pasi ka tentuar të hyjë në Shqipëri me 19 mijë euro të padeklaruar.

Policia sqaron se 44-vjeçari ishte pasagjer në një mjet tip "Audi" i cili është futur në një kontroll nga policia kufitare. Dhe nga kontrolli fizik 44-vjeçarit  i janë gjetur 19 000 euro që nuk i kishte deklaruar në pkk, konform ligjit në fuqi.

Si pasojë nisi procedimi në gjendje të lirë për 44-vjeçarin, si dhe u sekuestrua shuma e parave.

Njoftimi i Policisë

Tentoi të hynte në Shqipëri, me 19 000 euro të padeklaruara, procedohet penalisht 44-vjeçari kosovar.
Sekuestrohet shuma e eurove.

Në kuadër të punës policore që kryhet në bazë të analizës së riskut, me objektiv parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në hyrje të Shqipërisë, kaluan për kontroll të detajuar, në vijë të dytë, automjetin tip “Audi A8”, në të cilin ishte pasagjer shtetasi V. B., 44 vjeç, banues në Prishtinë.

Nga kontrolli fizik, atij i janë gjetur 19 000 euro që nuk i kishte deklaruar në pkk, konform ligjit në fuqi.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 44-vjeçarin, si dhe u sekuestrua shuma e parave.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.

procedim para te sekuestruara

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Mars 2025, 08:06

Turizmi dhe të vërtetat e shifrave

Foto ilustruese TIRANË - Për të sqaruar opinionin publik, si fillim dua ta nis me një analizë të detajuar në lidhje me t...