Aktualitet

EMRI/ Mbante armë pa leje, arrestohet në Durrës nipi i ish-ministrit Lefter Koka

Policia thotë se nga kontrolli në banesën e të riut, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që e mbante pa leje. Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa 29-vjeçari është sHoqëruar për vePrime të mëtejshme proceduriale. 

20 Mars 2025, 09:38 Nga B.Z
EMRI/ Mbante armë pa leje, arrestohet në Durrës nipi i
Arma

DURRË - Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia në Durrës pasi akuzohet për armbëmbajtje pa leje. Në pranga ka rënë Haki Koka, nipi i ish-ministrit Lefter Koka. 

Policia thotë se nga kontrolli në banesën e të riut, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që e mbante pa leje. Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa 29-vjeçari është sHoqëruar për vePrime të mëtejshme proceduriale. 

Njoftimi i Policisë

Durrës/Goditje të njëpasnjëshme kundër armëmbajtjes pa leje. Finalizohet operacioni policor i koduar “Kalibri”.

Mbante armë zjarri, pa leje, në banesë, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të aksioneve të Policisë, kundër armëmbajtjes pa leje, të bazuara te kontrollet intensive dhe te puna e inteligjencës policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës finalizuan operacionin “Kalibri”. Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi H. K., 29 vjeç, banues në Durrës.

Nga kontrolli në banesën e tij, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që e mbante pa leje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

armembajtje pa leje arrestim durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Mars 2025, 08:06

Turizmi dhe të vërtetat e shifrave

Foto ilustruese TIRANË - Për të sqaruar opinionin publik, si fillim dua ta nis me një analizë të detajuar në lidhje me t...