Bota

Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni menjëherë armatosjen e rebelëve Houthi, ata do të humbasin gjithsesi

Në një postim në Truth Social, Trump tha se sulmet kundër Houthis do të përkeqësohen

19 Mars 2025, 18:34 Nga A.Ll
Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni menjëherë armatosjen e
Donald Trump

SHBA - Sulmet ajrore të SHBA-së goditën një bastion të Houthis në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, raportuan sot mediat rebele.

Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan Donald Trump theksoi se Irani duhet të ndalojë menjëherë dërgimin e furnizimeve ushtarake për rebelët jemenas dhe t'i lërë ata "të luftojnë vetë". “Ata do të humbasin gjithsesi, por në këtë mënyrë do të humbasin shpejt”, theksoi ai. Në një postim në Truth Social, Trump tha se sulmet e SHBA kundër Houthis " do të përkeqësohen gradualisht " dhe se rebelët "do të fshihen plotësisht".

Bombardimet goditën një lagje pranë aeroportit të kryeqytetit, thanë banorët për Reuters.

Sulmet vijnë pasi SHBA-ja nisi një valë sulmesh në zonat e Jemenit të kontrolluara nga Huthi të mbështetur nga Irani, pasi rebelët thanë javën e kaluar se po rifillonin sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq në mbështetje të palestinezëve në Gaza.

Në hakmarrje për serinë e bombardimeve amerikane në Jemen, rebelët shiitë filluan sulme kundër aeroplanmbajtëses amerikane USS Harry Truman në Detin e Kuq.

houthis rebelet donald trump

Sondazh

Poll