Bota

Dora Bakoyannis: Arrestimi i Imamoglu minon sundimin e ligjit në Turqi, qeveria ta lirojë menjëherë

Deputetja e Demokracisë së Re theksoi se do të paraqesë kërkesë për një debat urgjent në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, duke kërkuar hetim për rastin Imamoglu dhe shkeljen sistematike të lirive politike në Turqi.

19 Mars 2025, 18:25 Nga r.ll
Dora Bakoyannis: Arrestimi i Imamoglu minon sundimin e ligjit në Turqi,
dora bakoyannis

GREQI- Eurodeputetja greke Dora Bakoyanis komentoi arrestimin e Ekrem Imamoglu përmes një postimi në Facebook. Bakoyannis e ka përshkruar atë si një shkelje të parimeve demokratike që minon sundimin e ligjit në Turqi. 

Deputetja e Demokracisë së Re theksoi se do të paraqesë kërkesë për një debat urgjent në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, duke kërkuar hetim për rastin Imamoglu dhe shkeljen sistematike të lirive politike në Turqi. Ajo i bëri po ashtu bëri thirrje qeverisë turke që të lirojë menjëherë kryetarin e Stambollit.

Postimi i Dora Bakoyannis:

Arrestimi i Ekrem İmamoğlu është një shkelje flagrante e parimeve demokratike dhe minon sundimin e ligjit në Turqi. Spastrimi politik i kundërshtarëve përmes gjyqësorit, shtypja e protestave dhe censura e mediave sociale konfirmojnë rrëshqitjen autoritare të qeverisë turke.

Unë po paraqes sot një kërkesë për një debat urgjent në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), duke kërkuar një hetim për rastin Imamoglu dhe shkeljen sistematike të lirive politike në Turqi. Si anëtare e Këshillit të Evropës, Turqia ka detyrime që nuk mund t'i injorojë. Vendet e Evropës gjithashtu kanë detyrimin të rivlerësojnë se cilat vende i konsiderojnë si "mendje të përbashkët".

I bëj thirrje qeverisë turke të lirojë menjëherë Ekrem Imamoglun dhe të ndalojë ndjekjet penale të motivuara politikisht. Gjithashtu u bëj thirrje kolegëve të mi në Këshillin e Evropës që të dërgojnë një mesazh të qartë në favor të demokracisë.

Mbrojtja e demokracisë është përgjegjësi e të gjithë neve.

dora bakoyannis ekrem imamoglu

Sondazh

Poll