19 Mars 2025, 17:19
Nga E. D
Donald Trump
PENSILVANI- Administrata Trump në SHBA, i ka dhënë fund financimit prej 175 milionë dollarësh për Universitetin e Pensilvanisë, pasi institucioni arsimor kundërshtoi urdhrin ekzekutiv që ndalonte pjesëmarrjen e sportistëve transgjinorë në sportet e grave.
Ky financim përbën gati një të pestën e totalit të fondeve federale që universiteti mori vitin e kaluar nga Departamenti i Mbrojtjes dhe Departamenti i Shëndetësisë. Universiteti i Pensilvanisë mori rreth një miliard dollarë fonde federale në vitin 2024.
“Premtimet e bëra, premtimet e mbajtura”, postoi Shtëpia e Bardhë në X. Donald Trump kishte nënshkruar një urdhër ekzekutiv të titulluar “Mbajtja e burrave larg nga sportet e grave”, më 5 shkurt.
Universiteti i Pensilvanisë ka qenë në qendër të polemikave për pjesëmarrjen e sportistëve transgjinorë, për shkak të notarit Leah Thomas, i cili ishte bashkuar me ekipin e femrave dhe fitoi medaljen e artë në 500 metra stil të lirë për femra në kampionatet e Shoqatës Kombëtare të Atletikës Kolegjiale në Shtetet e Bashkuara.
Thomas ishte barazuar për vendin e pestë me notarin e Universitetit të Kentakit, Riley Gaines, i cili që atëherë ka qenë hapur kundër përfshirjes së atleteve transgjinore në sportet e grave.
donald trump
Bota
19 Mars 2025, 16:59
E. D
Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy kanë përfunduar bise...
Bota
19 Mars 2025, 16:51
E. D
Steve Witkoff
SHBA- I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff ka deklaruar se një armëpushim i plotë n&eu...
Bota
19 Mars 2025, 16:37
N.F
Foto ilustruese
SERBI- Më shumë se një muaj pas “miratimit” në një tubim të Partisë Përparimtare Serbe ...
Bota
19 Mars 2025, 16:23
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Aeroplanët luftarakë izraelitë realizuan gjatë orëve të ditës së djeshme një valë...
Bota
19 Mars 2025, 16:19
r.ll
foto ilustruese
FRANCË- Kushtet e vendosura nga presidenti rus Vladimir Putin në lidhje me arritjen e një armëpushimi në...
Bota
19 Mars 2025, 16:10
N.F
Foto ilustruese
BRUKSEL- Plani për forcimin e mbrojtjes së Evropës u prezantua sot në Bruksel nga Komisioni Evropian, i cili ...
Bota
19 Mars 2025, 16:10
E. D
foto ilustruese
STAMBOLL- Prokuroria e Stambollit lëshoi urdhra arresti për 106 persona, përfshirë kryebashkiaku Ekrem Imamoglu. Sipa...
Bota
19 Mars 2025, 15:56
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Sipas Organizatës Botërore Meteorologjike të OKB-së, ndikimet shkatërruese të krizës klimatike arr...
Bota
19 Mars 2025, 15:55
Steve Rosenberg
BRITANI- Duke gjykuar nga disa nga titujt e sotëm në Rusi, Moska beson se biseda e fundit telefonike mes presidentëve Vladimir Putin dhe Donald...
Bota
19 Mars 2025, 15:56
E. D
te burgosurit
UKRAINË- Moska ka njoftuar se Rusia dhe Ukraina kanë kryer një shkëmbim të burgosurish. Ministria ruse e mbrojt...