Aktualitet

Kryepeshkopi i Thiatires dhe Britanisë së Madhe, uron Fortlumturinë e Tij, Joanin: Zoti ju dhëntë urtësi, durim dhe forcë!

Përmes një letra zyrtare Nikita shprehet besimplotë se nën udhëheqjen e Imzot Joanit Kisha në Shqipëri do të vazhdojë që të lulëzojë, duke u rritur në unitet, forcë dhe dashuri për Krishtin dhe njëri-tjetrin.

19 Mars 2025, 13:35 Nga B.Z
Kryepeshkopi i Thiatires dhe Britanisë së Madhe, uron
Nikita

TIRANË - Kryepeshkopi i Thiatires dhe Britanisë së Madhe Nikita, njëkohësisht edhe kryetari i Konferencës së Kishave Evropiane ka dërguar një mesazh urimi për Imzot Joanin i cili është kryepeshkopi i zgjedhur i Kishës Ortodokse Autoqefale pas vdekjes së Janullatos.

Përmes një letra zyrtare Nikita shprehet besimplotë se nën udhëheqjen e Imzot Joanit Kisha në Shqipëri do të vazhdojë që të lulëzojë, duke u rritur në unitet, forcë dhe dashuri për Krishtin dhe njëri-tjetrin.

Gjithashtu Nikita uron që mes anë të bashkëpunimit dhe vizionit të përbashkët, KEK dhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë të vazhdojnë të ndërtojnë ura besimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi midis të krishterëve.

Letra

Marrim pjesë në gëzimin tuaj ndërsa merrni përsipër këtë përgjegjësi të shenjtë dhe lutemi për bekimet e bollshme të Zotit në shërbesën tuaj. Jemi të sigurt se nën udhëheqjen tuaj, Kisha në Shqipëri do të vazhdojë të lulëzojë, duke u rritur në unitet, forcë dhe dashuri për Krishtin dhe për njëri-tjetrin. Udhëheqja juaj do të jetë një aset i paçmuar jo vetëm për Kishën Ortodokse, por edhe për lëvizjen më të gjerë ekumenike.

Besojmë se, përmes bashkëpunimit dhe vizionit të përbashkët, KEK dhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të vazhdojnë të ndërtojnë ura besimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi midis të krishterëve. Zoti ju dhëntë urtësi, durim dhe forcë ndërsa udhëhiqni besimtarët në Shqipëri dhe më gjerë.

anastas janullatos imzot joani

Sondazh

Poll