Bota

Tragjedia në Koçan/ Taravari: Sot, transporti i fundit i pacientëve jashtë vendit! Një person niset për trajtim në Suedi! Këto 72 orë nuk kemi patur humbje jete

Ai theksoi se në ditët në vijim mund të pritet kthimi i pacientëve të caktuar që po trajtohen jashtë vendit.

19 Mars 2025, 12:29 Nga M.B
Tragjedia në Koçan/ Taravari: Sot, transporti i fundit i
Arben Taravari

MAQEDONIA E VERIUT- Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut Arben Taravari ka folur sot sërish për pacientët e lënduar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Koçan. Ministri informoi se sot është transporti i fundit i pacientëve që do të trajtohen jashtë vendit.Taravari tha se sot në orën 11:30 do të transferohen në Suedi dy pacientë dhe pas mesditës tre pacientë të tjerë.

Ai theksoi se në ditët në vijim mund të pritet kthimi i pacientëve të caktuar që po trajtohen jashtë vendit. Gjithashtu Taravar tha se lajmi i mirë është se kanë kaluar 72 orë dhe nuk ka pasur humbje jete dhe se të gjithë pacientët janë në gjendje stabile.

“Transporti i fundit i pacientëve është sot. Nuk do të ketë më trajtim për pacientët jashtë vendit, madje mund të presim që disa të kthehen në ditët në vijim. Sot ka vetëm një për Suedinë dhe ja ku përfundojmë. Nuk ka më nevojë që pacientë të tjerë të trajtohen jashtë vendit.

Lajmi i mirë është se kanë kaluar 72 orë dhe nuk ka vdekur asnjë i mbijetuar nga tragjedia e Koçanit. Gjithsej 178 pacientë janë duke u trajtuar nëpër institucione të ndryshme shëndetësore, prej të cilëve 64 janë në spitalet e Maqedonisë në spitalet shtetërore dhe 13 pacientë në spitale private. Të gjithë janë në gjendje relativisht të qëndrueshme”, njofton Taravari.

kocan

Sondazh

Poll