19 Mars 2025, 10:26
Nga B.Z
Imamoglu
TURQI - Autoritetet turke e kanë arrestuar të mërkurën rivalin kryesor të presidentit Recep Tayyip Erdogan, Ekrem Imamoglu, nën dyshimin për korrupsion dhe mbështetje të një grupi terrorist.
Partia kryesore opozitare e ka cilësuar arrestimin e tij “tentim për puç kundër presidentit tonë të ardhshëm”. Arrestimi i Imamoglut kryetarit të njohur të Stambollit vjen në një kohë kur shumë figura opozitare janë ndaluar në gjithë vendin, gjë që është cilësuar nga shumë si përpjekje e politizuar për t’i heshtur kundërshtarët.
Qeveria e Erdoganit i ka hedhur poshtë kritikat, duke thënë se gjyqësori është i pavarur. Imamoglu, 54 vjeç, prin para Erdoganit në disa prej sondazheve në Turqi. Ai është duke u hetuar në dy raste të ndara, të cilat përfshijnë gjithashtu akuza për drejtimin e një organizate kriminale, ryshfet dhe manipulim me tenderë.
Partia kryesore opozitare, Partia Republikane Popullore (CHP), ishte në prag ta shpallte Imamoglun kandidat për president për ta sfiduar Erdoganit, i cili ka udhëhequr Turqinë për më shumë se dy dekada.
Zgjedhjet e ardhshme janë planifikuar për vitin 2028, por Erdogan e ka arritur kufirin e lejuar prej dy mandatesh si president, pasi më parë ka shërbyer si kryeministër. Nëse dëshiron të garojë përsëri për president, ai duhet të shpallë zgjedhje të parakohshme dhe të pretendojë se nuk e ka përfunduar mandatin e tij të dytë, ose i duhet ta ndryshojë Kushtetutën.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Imamoglu tha se nuk do të dorëzohet dhe se do të vazhdojë të qëndrojë i palëkundur përballë trysnisë. Lideri i CHP-së, Ozgur Ozel, e quajti arrestimin e Imamoglut përpjekje për grusht shteti dhe u bëri thirrje të gjitha grupeve opozitare të bashkohen kundër ndalimit të tij. Ai shtoi se partia do ta zgjedhë Imamoglun si lider të dielën, pavarësisht zhvillimeve.
Sipas një komunikate nga zyra e prokurorit të Stambollit për hetimin e parë, gjithsej 100 njerëz, përfshirë gazetarë dhe biznesmenë, dyshohen se janë përfshirë në aktivitete kriminale të lidhura me tenderë të caktuar të lëshuar nga bashkia e Stambollit.
Në hetimin e dytë, prokurorët e akuzojnë Imamoglun dhe gjashtë persona të tjerë për mbështetjen e Partisë së Punëtorëve Kurdistan, PKK, e cila konsiderohet organizatë terroriste nga Turqia dhe aleatët e saj perëndimorë.
Muajin e kaluar, PKK-ja shpalli armëpushim në përgjigje të thirrjes së liderit të burgosur, Abdullah Ocalan, për çarmatim, duke shënuar një hap të madh drejt përfundimit të një kryengritjeje që ka lënë mbi 40.000 të vdekur dhe që mund të ketë pasoja të rëndësishme për sigurinë rajonale dhe politikën.
Arrestimi i Imamoglut ndodhi një ditë pasi Universiteti i Stambollit e shfuqizoi diplomën e tij, vendim i cili, nëse konfirmohet, do ta pengonte atë të garojë në zgjedhjet presidenciale. Zyra e guvernatorit të Stambollit ndaloi të gjitha tubimet dhe protestat në qytet për katër ditë./REL
ekrem imamoglu korrupsion erdogan
Bota
19 Mars 2025, 09:43
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
MAQEDONIA E VERIUT- Pamje të tjera janë publikuar në media nga nata tragjike në diskotekën në ...
Bota
19 Mars 2025, 09:14
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
MAQEDONIA E VERIUT- Katër personat e lënduar nga zjarri në diskotekën në Koçan janë tra...
Bota
19 Mars 2025, 08:43
B.Z
Foto ilustruese
SHBA - Një gjykatës federal në Shtetet e Bashkuara vendosi që Departamenti për Efikasitet Qeveritar (DOGE) me gjas...
Bota
19 Mars 2025, 08:38
M.B
Foto ilustruese
EUROPA- Vetëm dy javë pas një samiti të Bashkimit Evropian ku udhëheqësit e bllokut u zotuan t'i shpenzojn&eu...
Bota
19 Mars 2025, 08:34
B.Z
Donald Trump
SHBA - Donald Trump u ka ofruar armiqve të Amerikës një "dhuratë masive" - kështu e sheh Stephen Capus, drejtu...
Bota
19 Mars 2025, 08:31
M.B
Milorad Dodik
BOSNJE-HERCEGOVINA- Pasi Gjykata eBosnjë-Hercegovinës urdhëroi paraburgimin e presidentit të Republik&eum...
Bota
19 Mars 2025, 08:11
B.Z
Ekrem Imamoglu
TURQI - Mediat e huaja kanë reaguar në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu si dhe anulimin e d...
Bota
19 Mars 2025, 08:00
M.B
Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu
STAMBOLL- Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu është arrestuar gjatë një opera...
Bota
19 Mars 2025, 07:44
M.B
Ekrem Imamoglu
STAMBOLL- Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu është arrestuar gjatë një operacioni të madh policor ...
Bota
19 Mars 2025, 07:47
B.Z
Ekrem Imamoglu
TURQI - Universiteti i Stambollit në Turqi ka anuluar diplomën e kryebashkiakut Ekrem Imamoglu, duke përmendur parregullsi me...