Bota

VIDEO/ "Ikni sa më shpejt!" Tragjedia në Koçan, publikohen pamje të tjera nga nata e tmerrit, të rinjtë shtyjnë njëri-tjetrin për të shpëtuar

Videoja e mëposhtme tregon tmerrin që përjetuan të rinjtë, teksa nxitonin t’u shpëtonin flakëve.

19 Mars 2025, 09:43 Nga M.B
VIDEO/ "Ikni sa më shpejt!" Tragjedia në Koçan,
Foto nga vendi i ngjarjes

MAQEDONIA E VERIUT- Pamje të tjera janë publikuar në media nga nata tragjike në diskotekën në Koçan. Videoja e mëposhtme tregon tmerrin që përjetuan të rinjtë, teksa nxitonin t’u shpëtonin flakëve.

“Ikni sa më shpejt, sa më shpejt”, dëgjohen të bërtiturat e personave të pranishëm.

 

Një zjarr që shpërtheu në klubin e natës "Pulse", në Koçan të Maqedonisë së Veriut, mëngjesin e 16 marsit, i mori jetën 59 persona dhe la të lënduar mbi 150 të tjerë.

Zjarri shpërtheu gjatë një koncerti me mbi 500 pjesëmarrës, duke u përhapur me shpejtësi pas ndezjes së mjeteve piroteknike. Autoritetet kanë nisur një hetim të gjerë, ndërsa vendi ka shpallur një javë zie kombëtare.

tragjedia ne kocan

Sondazh

Poll