Sport

Mesfushori Palmer refuzon Anglinë… shkak një shqetësim fizik

Mesfushori i Chelseat refuzon thirrjen në kombëtaren angleze për ndeshjen me Shqipërinë dhe Letoninë

19 Mars 2025, 07:30 Nga DOSJA

Mesfushori Palmer refuzon Anglinë… shkak një shqetësim

ANGLI - Cole Palmer nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjet e ardhshme kualifikuese të ekipit kombëtar të Anglisë, për Kupën e Botës 2026.

Talenti i Chelseat-it i lindur në vitin 2002, u detyrua të tërhiqej nga thirrja e trajnerit Thomas Tuchel për shkak të një problemi fizik, që pësoi gjatë stërvitjes para ndeshjes së fundit në Premier League kundër Arsenalit.

Federata angleze ka konfirmuar tërheqjen e mesfushorit sulmues, i cili do të qëndrojë në Londër për t'iu nënshtruar testeve të mëtejshme dhe për të vlerësuar gjendjen e tij fizike. Një dezertim i rëndësishëm për Anglinë, e cila do të duhet të bëjë pa lojtarin e bluve të Londrës përpara ndeshjeve kundër Shqipërisë (e premte 21) dhe Letonisë (e hënë 24).

Ja dhe skuadra e plotë e Anglisë:

Portierë: Dean Henderson (Crystal Palace), Jordan Pickford (Everton), Aaron Ramsdale (Southampton), James Trafford (Burnley).

Mbrojtës: Dan Burn (Newcastle United), Levi Colwill (Chelsea), Marc Guehi (Crystal Palace), Reece James (Chelsea), Ezri Konsa (Aston Villa), Myles Lewis-Skelly (Arsenal), Tino Livramento (Newcastle United), Jarell Quansah (Milano nga Liverpool).

Mesfushorë: Jude Bellingham (Real Madrid), Eberechi Eze (Crystal Palace), Jordan Henderson (Ajax), Curtis Jones (Liverpool), Cole Palmer (Chelsea), Declan Rice (Arsenal), Morgan Rogers (Aston Villa).

Sulmues: Jarrod Bowen (West Ham United), Phil Foden (Manchester City), Anthony Gordon (Newcastle United), Harry Kane (Bayern Munich), Marcus Rashford (Aston Villa, në huazim nga Manchester United), Dominic Solanke (Tottenham Hotspur).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll