Politike

Serbia "tronditet" nga memorandumi ushtarak i nënshkruar sot mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë: Strategji që kërkon izolimin tonë! Presim përgjigje urgjente nga Tirana dhe Zagrebi

Sipas Ministrisë në Beograd me këtë marrëveshje Shqipëria dhe Kroacia ndërmorën hapa që cenojnë stabilitetin rajonal. Autoritetet në Beograd vlerësuan se iniciativa paraqet një provokim të hapur dhe një shpërfillje të madhe të realitetit në terren.

18 Mars 2025, 19:47 Nga N.F
Serbia "tronditet" nga memorandumi ushtarak i nënshkruar sot mes
Ivan Anusic, Pirro Vengu dhe Ejup Maqedonici

TIRANË-Ministri Mbrojtës së Shqipërisë, Pirro Vengu priti ditën e sotme homologun e tij nga Kosova, Ejup Maqedonici dhe homologun kroat Ivan Anusic ku nënshkruar një memorandum trilateral në fushë e mbrojtjes. Ky memorandum ka shqetësuar Serbinë e cila ka reaguar mënjëherë duke e cilësuar si një provokim.

Përmes një reagimi ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka bërë me dije se t’i dërgojë një kërkesë urgjente Ministrive të Punëve të Jashtme të Kroacisë dhe Shqipërisë për sqarim të detajuar në lidhje me nënshkrimin e memorandumit trepalësh për bashkëpunimin me Kosovën në fushën e mbrojtjes.

Sipas Ministrisë në Beograd me këtë marrëveshje Shqipëria dhe Kroacia ndërmorën hapa që cenojnë stabilitetin rajonal. Autoritetet në Beograd vlerësuan se iniciativa paraqet një provokim të hapur dhe një shpërfillje të madhe të realitetit në terren.

“Ne presim një përgjigje urgjente nga Zagrebi dhe Tirana për synimet reale dhe qëllimet përfundimtare të kësaj loje të rrezikshme ushtarako-sigurie. Serbia nuk do të lejojë asnjë veprim të njëanshëm që mund të rrezikojë integritetin tonë territorial, sigurinë e qytetarëve dhe paqen në rajon”, thuhet në deklaratë.

Serbia pretendon se armatosja e njëanshme dhe bashkëpunimi ushtarak me struktura të paligjshme në territorin e Kosovës përbën shkelje të rëndë të rendit juridik ndërkombëtar dhe kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen rajonale. Sipas tyre ky memorandum është rezultat i një strategjie që synonte izolimin e Serbisë.

“Serbia nuk do ta pranojë këtë në heshtje. Si një shtet që, pavarësisht neutralitetit të tij ushtarak, është aktiv në luftën kundër terrorizmit dhe kërcënimeve moderne të sigurisë, Serbia ka qenë e gatshme të shqyrtojë mundësinë e bashkëpunimit të sinqertë me Kroacinë dhe Shqipërinë. Megjithatë, kjo iniciativë, e cila po zbatohet pa Serbinë, por me Prishtinën, përfaqëson provokim të hapur dhe shpërfillje të rëndë të realitetit në terren”, thuhet në deklaratë.

Memorandumi i nënshkruar sot ka për qëllim, promovimi i bashkëpunimit në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe industrisë së mbrojtjes, rritjen e ndërveprueshmërisë përmes edukimit, trajnimit dhe ushtrimeve, kundërveprimi ndaj kërcënimeve hibride dhe forcimi i qëndrueshmërisë strategjike, ofrimi i mbështetjes së plotë për integrimin Euro-Atlantik dhe atë të mbrojtjes rajonale. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u shpreh se për një kohë të shkurtër kanë arritur të bëjnë shumë gjëra për tre shtetet. Ndërsa ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka thënë se synimi i këtij bashkëpunimi nuk është rast kërcënimi për askënd, është mesazh për ata që synojnë të kërcënojnë rajonin.

ejup maqedonici pirro vengu ivan anusic

Sondazh

Poll