Sport

Khusanov kthehet në Tashkent, pasi firmosi me Man.Cityn... i dhurohet një Mercedes!

Ylli uzbek u kthye në vendin e tij për t'iu bashkuar ekipit kombëtar përpara kualifikimeve të Kupës së Botës në Azi.

18 Mars 2025, 19:03 Nga DOSJA

Khusanov kthehet në Tashkent, pasi firmosi me Man.Cityn... i dhurohet

UZBEKISTAN - Khusanov është një idhull në Uzbekistan. Mbrojtësi i Cityt nuk ishte kthyer në atdheun e tij që nga nënshkrimi i tij historik me Manchester Cityn e Guardiolës për mbi 40 milionë euro, por thirrja në ekipin kombëtar të Uzbekistanit e ktheu atë në Tashkent. 

Ardhja e Khusanov në Uzbekistan ishte jo vetëm triumfuese për shkak të pritshmërisë së krijuar nga rikthimi i qendërmbrojtësit, por edhe falë dhuratës që Ulugbek Asonboev i bëri atij: një Mercedes G-Class. 

Një makinë me vlerë deri në 300.000 euro, të cilën ia dha lideri uzbek, i cili gjithashtu mori pjesë në nënshkrimin e Abduqodir për Manchester Cityn.

Ulugbek ishte ai që e çoi Khusanov në klubin bjellorus Energetik-BGU. Për më tepër, vetë Asanbayev, i cili aktualisht punon si trajner futbolli, luajti një rol kyç në ardhjen e Abdukadir në skuadrën e Guardiolës.

Khusanov kthehet në Tashkent, pasi firmosi me Man.Cityn... i dhurohet

Nënshkrimi i Khusanov për Cityn ishte historik. Ai është uzbeku i parë që luan në Premier League, dhe gjithashtu me një nga ekipet më të suksesshme në të gjithë Anglinë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll