Sport

"Unë do ta vras atë!" Mbrojtësi i Boca Juniors paralajmëron me humor sulmuesin Harry Kane, para Botërorit të Klubeve...

Këtë të diel, mbrojtësi i Boca Juniors, Lautaro Di Dollo, u shpreh për ndeshjen e ardhshme kundër Bayern Munich më 21 qershor, si pjesë e Kupës së Botës për Klube.

18 Mars 2025, 16:09 Nga DOSJA
"Unë do ta vras atë!" Mbrojtësi i Boca Juniors

ARGJENTINE - I intervistuar këtë të dielë nga kanali argjentinas TyC Sports pas fitores së skuadrës së tij, Boca Juniors, kundër Defensa y Justicia (4-0), Lautaro Di Dollo u shpreh entuziast për duelin që e pret kundër Harry Kane (Bayern Munich) më 21 qershor në kuadër të Kupës së Botës për Klube.

Mbrojtësi 21-vjeçar, i cili është bërë i rregullt falë paraqitjeve të tij, fillimisht vlerësoi ndërkombëtarin anglez: “Harry Kane është një lojtar i madh në nivel botëror”. 

Për të zbuluar më pas gjendjen e tij të vërtetë shpirtërore me një prekje humori:  “Ne do të japim gjithçka, më të mirën nga vetja. Kush e vendos kokën më mirë? Unë do ta "vras" atë”! Një përgjigje që i argëtoi gazetarët e kanalit.

Ndeshja do të zhvillohet përtej Atlantikut, në stadiumin Hard Rock në Miami. Harry Kane foli pak ditë më parë në FIFA për këtë ndeshje të paprecedentë: 

“Do të jetë një ndeshje e veçantë, padyshim një nga më të paharrueshmet e fazës së grupeve dhe turneut. Krahas kësaj, ndeshja do të zhvillohet në Miami, i cili ka një numër të madh tifozësh futbolli, gjë që i jep edhe më shumë erëza kësaj përballjeje”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll