Bota

Reagon pas telefonatës me Putin/ Trump: Ishte një bisedë produktive, do të punojmë shpejt për të arritur një armëpushim të plotë

Trump shkroi se biseda telefonike me presidentin rus Putin, ishte një bisedë shumë e mirë dhe produktive. Trump shkroi gjithashtu se u pajtuan për armëpushim menjëherë dhe tha se do të punojnë me mirëkuptim për të arritur në pëfundimin e kësaj lufte të tmerrshme Rusi-Ukrainë. 

18 Mars 2025, 20:08 Nga M.L
Reagon pas telefonatës me Putin/ Trump: Ishte një bisedë
Foto ilustruese

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump me anë të një postimi në platformën Truth, ka dhënë detaje të tjera rreth bisedës telefonike Vladimir Putin. Trump shkroi se biseda telefonike me presidentin rus Putin, ishte një bisedë shumë e mirë dhe produktive. Trump shkroi gjithashtu se u pajtuan për armëpushim menjëherë dhe tha se do të punojnë me mirëkuptim për të arritur në pëfundimin e kësaj lufte të tmerrshme Rusi-Ukrainë. 

“Biseda ime telefonike sot me presidentin Putin të Rusisë ishte një bisedë shumë e mirë dhe produktive. U pajtuam për një armëpushim të menjëhershëm në të gjithë energjetikën dhe infrastrukturë, me një mirëkuptim që do të punojmë shpejt për të arritur një armëpushim të plotë dhe, në fund, për të përfunduar këtë luftë shumë të tmerrshme mes Rusisë dhe Ukrainës”, tha presidenti 78-vjeçar në Truth Social.

Tani presidenti amerikan do të duhet të punojë që Ukraina të pajtohet me ndërprerjen 30-ditore të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike. Trump gjithashtu përsëriti pohimet se lufta nuk do të kishte filluar kurrë nën drejtimin e tij.

“Shumë elementë të një kontrate për paqen u diskutuan, përfshirë faktin që mijëra ushtarë po vriten, dhe si presidenti Putin ashtu edhe presidenti Zelensky do të donin ta shihnin atë të përfundojë. Ky proces tani është në fuqi dhe efekt të plotë, dhe ne do ta përfundojmë këtë punë, shpresojmë, për hir të njerëzimit!”, përfundoi ai.

donald trump vladimir puti shba-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll