Bota

Kontrollet në Maqedoninë e Veriut: Nga 50 lokale nate dhe diskoteka të inspektuara, 22 prej tyre kishin licenca të vlefshme

Të 22 objektet me licencë të vlefshme sot janë duke u inspektuar për të parë nëse i plotësojnë kushtet minimale teknike për funksionim, ka bërë të ditur zëdhënësja e qeverisë Marija Miteva.

18 Mars 2025, 18:56 Nga r.ll
Kontrollet në Maqedoninë e Veriut: Nga 50 lokale nate dhe diskoteka
marija miteva

MAQEDONI E VERIUT-  Nga 50 kontrolle të kryera nga Inspektorati Shtetëror i Tregut në të gjithë vendin, vetëm 22 diskoteka dhe kabarekishin licencë të vlefshme, 15 kishin licencë të skaduar, ndërsa për disa objekte nuk ka fare të dhëna. Këto kanë qenë rezultatet e raportit të Inspektoriatit Shtetëror të Tregut nga kontrollet e dy ditëve të fundit.

Të 22 objektet me licencë të vlefshme sot janë duke u inspektuar për të parë nëse i plotësojnë kushtet minimale teknike për funksionim, ka bërë të ditur zëdhënësja e qeverisë Marija Miteva. Ata që nuk kanë licenca ose të cilëve u ka skaduar vlefshmëria u ndalohet aktviteti i biznesit derisa të kontrollohen të gjitha dokumentet e nevojshme dhe nëse mund të vazhdojnë punën dhe të sigurojnë një licencë shtesë.

Miteva bëri gjithashtu me dije se Ministria e Ekonomisë, po kontrollon nëse ka ndonjë rast tjetër të keqpërdorimit të numrit të arkivit apo lëshime të tjera në mesin e licencave të lëshuara.

Diskoteka “Pulse” e djegur në Koçan dhe që si pasojë vdiqën 59 persona, funksiononte që nga viti 2014, ndërsa për herë të parë është lëshuar licenca në vitin 2021. Dy vjet më vonë, në vitin 2023, u dha një licencë e dytë dhe ajo e vitit 2024 u falsifikua. Sipas regjistrit nga Ministria e Ekonomisë, që nga viti 2017 janë dhënë gjithsej 215 licenca për diskoteka, klube nate dhe kabare. Në vitin 2024 kishte 21 objekte të licencuara, por “Pulse” nuk ishte në mesin e tyre. Aktualisht, 22 objekte kanë licencë aktive operimi. Prej tyre 6 janë diskoteka dhe të tjerat janë kabare.

 

marija miteva maqedoni e veriut

Sondazh

Poll