Sport

Lautaro Martinez: 'Ndjehem sikur kam lindur në Milano, kur fiton dëshiron të vazhdosh'

“Të shënosh njëqind gola me fanelën e Interit është vërtet e bukur, të luash në një finale është vërtet unike”

18 Mars 2025, 13:57 Nga DOSJA
Lautaro Martinez: 'Ndjehem sikur kam lindur në Milano, kur fiton

ITALI - Quhet 'In Arte Lautaro' dhe është prodhim i  Inter Media House, i disponueshëm nga data 21 mars në kanalin Youtube të klubit italian të Interit, i realizuar me kapitenin e yllit të dytë.

Këtu është një vrojtim i vogël me fjalët e sulmuesit argjentinas: "Unë jap maksimumin tim çdo ditë dhe nuk shikoj atë që vjen. Të shënosh njëqind gola me fanelën e Interit është vërtet e bukur, të luash në një finale është vërtet unike. 

Milano është shtëpia ime, sepse ndihem sikur kam lindur këtu. Kur erdhi vajza ime e parë, Nina, u rilinda, u bëra edhe më i fortë. Mezi prisja të ngrija Kupën e Scudettos, nuk dua të ndalem”.

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll