Sport

“Goditja” e Szczesny: 'Te Barça kënaqesh duke luajtur, te Juvja numërohen rezultatet'

Portieri polak flet me superlativa për klubit e tij katalas, ku mesa duket ka gjetur shtëpinë e dytë, duke e krahasuar me bardhezinjtë e Torinos.

18 Mars 2025, 13:25 Nga DOSJA
“Goditja” e Szczesny: 'Te Barça kënaqesh duke

ITALI - Ai kishte dalë në pension, por më pas ndryshoi mendje, sepse te Barcelona nuk mund të thuash jo.

Wojciech Szczesny fillimisht mbërriti në Katalonjë vetëm për të zëvendësuar të dëmtuarin Ter Stegen, por tashmë polaku duket se ndihet si në shtëpinë dhe konfirmimi i tij për sezonin e ardhshëm po afrohet gjithnjë e më shumë.

Aq sa portieri u ekspozua me fjalë të mjaltit për filozofinë Blaugrana. "Futbolli i mrekullueshëm: kjo është ajo që më emocionon te Barça," tha Szczesny.

Ai më pas nënvizoi ndryshimin me klubin e tij të vjetër: "Te Juvja fokusi kryesor ishte te rezultatet, ndërsa te Barcelona ka një gëzim ngjitës, duke luajtur. Nuk jam i habitur që kjo qasje magjeps miliona tifozë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll