17 Mars 2025, 21:27
Nga A.Ll
Donald Tump dhe Vladimir Putin
Administrata e Donald Trump po shqyrton mundësinë e njohjes së Krimesë si territor rus, në kuadër të përpjekjeve për t'i dhënë fund konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës. Lajmin e bën të ditur media “Semafor”, duke cituar disa burime pranë presidentit amerikan.
Sipas të njëjtave burime, Trump ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar mbi këtë çështje, por diskutimet brenda administratës së tij vazhdojnë. Një tjetër skenar që po shqyrtohet është ushtrimi i presionit ndaj Kombeve të Bashkuara, në mënyrë që organizata të ndjekë të njëjtën linjë dhe të njohë Krimenë si pjesë të territorit rus.
Një lëvizje e tillë do të përbënte një ndryshim të madh në politikën e jashtme të SHBA-së, e cila deri më tani ka mbështetur Ukrainën dhe ka dënuar aneksimin e Krimesë nga Rusia në vitin 2014. Për momentin, nuk ka ende një deklaratë zyrtare nga Trump apo nga përfaqësues të administratës së tij lidhur me këtë çështje.
Nëse një vendim i tillë do të miratohej, ai pritet të shkaktojë reagime të forta në arenën ndërkombëtare, veçanërisht nga aleatët e SHBA-së në NATO dhe Bashkimin Evropian, të cilët vazhdojnë ta konsiderojnë Krimenë si pjesë të Ukrainës.
donald trump vladimir putin shba krimeja
Bota
17 Mars 2025, 21:10
r.ll
miskoski
SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka zhvilluar sot një takim koordinues me drejtorin e Inspektoratit ...
Bota
17 Mars 2025, 20:59
E. D
Nicolas Puech
SHBA- Nicolas Puech, trashëgimtari 82-vjeçar i pasurisë së Hermès, i cili nuk është martuar dhe nuk ka...
Bota
17 Mars 2025, 20:34
E. D
foto ilustruese
QIPRO- Një varkë me 20 emigrantë është fundosur në brigjet e Qipros, mesditën e së hënës,...
Bota
17 Mars 2025, 20:11
r.ll
prince harry
SHBA- Një gjykatë amerikane ka urdhëruar që dosjet e imigracionit të Princit Harry duhet të bëhen publike d...
Bota
17 Mars 2025, 19:58
E. D
pamje nga protesta
MAQEDONI E VERIUT- Qytetarët në Koçan gjatë gjithë ditës së sotme kanë protestuar duke kë...
Bota
17 Mars 2025, 19:54
r.ll
foto ilustruese
BUDAPEST- Hungaria ka prezantuar sot një reformë gjithëpërfshirëse për të mbështetur nënat duk...
Bota
17 Mars 2025, 19:46
A.Ll
Statuja e Lirise
Një politikan francez bëri thirrje që Shtetet e Bashkuara të kthejnë Statujën e Lirisë duke pretenduar ...
Bota
17 Mars 2025, 19:51
M.L
Papa Françesku
ITALI- Vatikani ditën e sotme deklaroi se shëndeti i Papa Françeskut po tregon një përmirës...
Bota
17 Mars 2025, 19:40
M.L
Foto ilustruese
SPANJË- Shirat e rrëmbyeshëm në Spanjë u shkaktuan nga stuhia Laurence të hënën, kryesisht n&e...
Bota
17 Mars 2025, 19:27
E. D
pamje nga vendngjarja
MAQEDONIA E VERIUT- 59 persona humbën jetën dhe mbi 155 të tjerë mbetën të plagosur nga zjarri q&e...