Sport

Guardiola i sigurtë, e shikon Man.Cityn në Champions League: “Janë edhe 9 finale”

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur për kualifikimin e tyre në Champions League.

17 Mars 2025, 14:51 Nga DOSJA
Guardiola i sigurtë, e shikon Man.Cityn në Champions League:

ANGLI - Pasditen e djeshme, Manchester City humbi dy pikë të tjera të vlefshme në garën e Champions League, duke barazuar 2-2 ndaj Brighton.

Pas ndeshjes, Pep Guardiola u tregua i prerë, me nëntë finale për të luajtur: "Unë jam gjithmonë i sigurt. Ka raste kur dyshoj, por gjej një mënyrë. Kanë mbetur edhe nëntë ndeshje në ligë, nëntë finale, dhe ndeshja tjetër do të jetë në Leicester. Pastaj do të jetë Old Trafford. Performanca sot ishte shumë më e mirë se ajo kundër Nottingham Forest", tha ai.

Guardiola i sigurt për nëntë finalet!

Ai vazhdoi: "Ishte një lojë e mirë, e ngushtë. E di sa e vështirë është ta fitosh këtë lojë tani. Lojtarët dhanë gjithçka, morëm pikën dhe vazhduam përpara. Kam besim dhe kam gjithmonë. Lojtarët e rinj luajtën mirë. Të gjithë mbrojtësit ishin shumë inteligjentë. Ishim afër, por për fat të keq, nuk ia dolëm."

Kujtojmë se tani Manchester City është nën kërcënimin e Newcastle, i cili mund t'i kalojë dhe të ngjitet në vendin e 5-të, gjë që do të mjaftonte për t'u kualifikuar në Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll