Sport

Ja cilat janë tri pikat kyçe, përse Juventusi nuk e shkarkon Mottan!

Ish-mesfushori refuzoi që të dorëhiqej pas humbjes me rezultat 3-0 ndaj Fiorentinas të shtunën dhe Cristiano Giuntoli e konfirmoi besimin tek trajneri.

17 Mars 2025, 14:42 Nga DOSJA
Ja cilat janë tri pikat kyçe, përse Juventusi nuk e shkarkon

ITALI - Raportimet në Itali pretendojnë se një humbje ndaj Genoas pas pushimit prej ndeshjeve të kombëtareve do ti kushtojë Thiago Mottas shkarkimin, por ish-mesfushori italian nuk është shkarkuar deri më tani për disa arsye të ndryshme. Thiago Motta është në qendër të kritikave pasi pësoi dy humbje radhazi ndaj Atalantas dhe Fiorentinas, duke pësuar shtatë gola dhe duke mos shënuar asnjë. Ish-mesfushori refuzoi që të dorëhiqej pas humbjes me rezultat 3-0 ndaj Fiorentinas të shtunën dhe Cristiano Giuntoli e konfirmoi besimin tek trajneri.

Sidoqoftë, eksperti italian Romeo Agresti ka raportuar se Motta ka kohë të kufizuar për ta shpëtuar punën e tij. Ilbianconero.com, Corriere dello Sport dhe Calciomercato.com shtojnë se një humbje e tretë radhazi ndaj Genoas javën e ardhshme mund t’i kushtojë shkarkimin Mottas.

Sidoqoftë, shumë tifozë të Juventusit kanë pyetur veten se pse Motta nuk u shkarkua pas humbjes ndaj Fiorentinës. Agresti beson se shkarkimi i Mottas me nëntë ndeshje të mbetura do të konfirmonte dështimin e projektit, por edhe aspekti financiar ka një ndikim.

Raportimet e mëparshme kanë bërë me dije se Juventusi do të duhej të paguante deri 20 milionë euro për ta shkarkuar trajnerin e tyre këtë sezon. Gazzetta shton se mungesa e trajnerëve të nivelit botëror është një tjetër çështje që duhet të konsiderohet, ku vetëm Igor Tudor dhe Roberto Mancini po shihen si kandidatë kredibil për ta zëvendësuar Mottan. Në të njëjtën kohë, klubi beson se do të ishte e padrejtë t’i vihet faji tërësisht vetëm trajnerit, pasi edhe lojtarët duhet të marrin përgjegjësi për rezultatet zhgënjyese këtë sezon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll