17 Mars 2025, 16:22
Nga E. D
Izet Mexhiti
MAQEDONIA E VERIUT- Zv/kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka folur në lidhje me tragjedinë pas zjarrit që shpërtheu në lokalin e natës në Koçan. Sipas tij, institucionet shtetërore po veprojnë me shpejtësi për këtë rast, ku për momentin janë ngritur akuza penale ndaj 11 personave ndërkohë që tregoi momentin se si u mor vesh lajmi i keq. Mexhiti me tej tha se në të kaluarën kanë ndodhur tragjedi të tilla, si ajo e spitalit të Tetovës, ku u dogjën pacientët, rasti i autobusi të djegur në Bullgari, dhe asnjëherë nuk ka marrë përgjegjësi dhe dënim askush për këto raste.
Mexhiti theksoi se ky rast është një mundësi për të treguar angazhimin e institucioneve për të mbajtur përgjegjësinë dhe për të garantuar drejtësinë, duke siguruar që askush nuk është mbi ligjin dhe se veprimet e shpejta do të vijojnë për të parandaluar tragjedi të ngjashme. Gjithashtu ai theksoi se ka dyshime për falsifikim të një licence dhe për të dhëna të gabuara, të paraqitura në arkiv si kompani ndërkombëtare për klub nate, por kur shikohet dhe në shikim të parë, kuptohet që ky nuk ka standardet për një gjë të tillë.
“Ky lajm i zi dhe i kobshëm u shpërnda shumë shpejt në vend dhe ne që morëm informatat e para u ndjemë të tronditur. Në fillim na raportuan për 65 të vdekur nga përdorimi i mjeteve piroteknike në mënyrë jo të duhur në një objekt nate. Disa efektivë ishin në atë objekt për një proces rutinë për kontroll ndaj shpërndarjes së lëndëve narkotike, dhe në këtë moment në prezencë të tyre ka shpërthyer zjarri, ku gjithçka vazhdoi në mënyrën tragjike siç e kemi parë. Në të kaluarën kanë ndodhur tragjedi të tilla, si ajo e spitalit të Tetovës, ku u dogjën pacientët, rasti i autobusi të djegur në Bullgari, dhe asnjëherë nuk ka marrë përgjegjësi dhe dënim askush për këto raste.
Tani kemi vepruar me urgjencë, ku ndaj 11 personave janë ngritur akuza, dhe këta janë persona të niveleve të larta, si ministra apo kryetarë shtetërorë. Pra, porosia është që askush nuk është mbi ligjin dhe drejtësia do të veprojë kësaj here, që çdo kush të marrë dënimin e merituar. Këtu është marrë në pyetje ish-ministri i Ekonomisë dhe të gjithë ata që kanë pasur kompetenca në këtë drejtim. Ka dyshime për falsifikim të një licence dhe për të dhëna të gabuara, të paraqitura në arkiv si kompani ndërkombëtare për klub nate, por kur shikohet dhe në shikim të parë, kuptohet që ky nuk ka standardet për një gjë të tillë.
Prej së hënës në mëngjes po bëhet një rishikim total i të gjitha licencave për kabaret lokale, pa përjashtim, dhe nuk do të ketë tolerancë asnjë milimetër, nëse nuk plotësojnë një kusht, sado të vogël, dhe do të mbyllen në këtë rast. Mendoj se të gjitha vendet, edhe shqiptarët, mbrëmë bëmë një gjest në Sheshin Skënderbej, ku e ndamë dhimbjen me këtë komunë, për shkak se futbollisti i Shkupit ka humbur jetën atje në mënyrë tragjike, dhe ne e ndajmë njësoj dhimbjen, ashtu siç po e ndajnë të gjitha shtetet si Kosova, Shqipëria dhe Bullgaria, e cila ka ofruar direkt ndihmën e saj për pacientët dhe ndihma të tjera”, tha Mexhiti për Euronews.
izet mexhiti
Bota
17 Mars 2025, 16:14
M.L
Andrej Gorgievski
MAQEDONI E VEIRUT- Zjarri masiv që përfshiu klubin e natës 'Puls' në Koçan të Maqedonisë së Ver...
Bota
17 Mars 2025, 16:05
M.L
Foto nga vendngjarja
MAQEDONI E VERIUT- Tensionet dhe reagimet e ashpra te qytetarëve dhe protestuesve në Maqedoninë e Veriut, vazhdojn...
Bota
17 Mars 2025, 15:46
E. D
pamje nga vendngjarja
MAQEDONI E VERIUT- Maqedonia e Veriut është në zi pas tragjedisë që ndodhi në diskotekë...
Bota
17 Mars 2025, 15:54
M.L
Foto nga vendngjarja
MAQEDONI E VERIUT- Damjan Danevski, Filip Ivanovski, Dragana Minova dhe Stefanija Sokolovska janë nxënësit e Shkoll&eum...
Bota
17 Mars 2025, 15:48
N.F
SHBA
SHBA- 40 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë fundjavës pasi tornadot dhe stuhit&e...
Bota
17 Mars 2025, 15:40
r.ll
timco mucunski
SHKUP- Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Timço Mucunski ka deklaruar sot se qeveria do të...
Bota
17 Mars 2025, 15:38
M.L
Foto nga vendngjarja
MAQEDONI E VERIUT- Studentët e universiteteve në Maqedoninë e Veriut janë solidarizuar me tragjedinë q&e...
Bota
17 Mars 2025, 15:31
M.L
MAQEDONI E VERIUT- Ka eskaluar protesta në Koçan. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në ndërtesën e komunë...
Bota
17 Mars 2025, 15:23
N.F
Foto ilustruese
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Ushtria e Serbisë dhe Njësia e Policisë Ushtarake &ld...
Bota
17 Mars 2025, 15:17
M.L
Arben Taravari
MAQEDONI E VERIUT- Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari njoftoi se 135 pacientë gjithsej po trajtohen në kl...